Teqeja e Therepelës, pelegrinët
bektashinj festojnë 213-vjetorin

Më mijëra pelegrinë Bektashinj nga Shqipëria dhe më gjerë kanë kremtuar 213 vjetorin e krijimit të teqesë së Therepelës në fshatin e thellë malor të Skraparit.

Teqeja është ndërtuar në vitin 1801 nga baba Beluli, ndërsa gjatë regjimit komunist ajo u shkatërrua , por kjo nuk i ka ndaluar besimtarët që ta vizitojnë atë, kryesisht fshehurazi.

peligrinazh

Ata bëjnë me kilometra rrugë në këmbë për të mbërritur tek kjo teqe, besimi në të cilën mbetet i palëkundur.

Ceremonia ka vijuar me therjen e qengjave, pjekjen e tyre në hell, si dhe servirjen e drekës.

peligrinazh

Për ta bërë sa më komod peligrinazhin, organizatorët kanë marrë masa për ngritjen e tavolinave pranë teqëse ku besimtarët mund të ndihen komod.

Dreka e shtruar u shërben besimtarëve për të shkëmbyer biseda si dhe për të dhënë sygjerime dhe ide se si ky peligrinazh, mund të ndikojë edhe në përthithjen e turistësve.
Më pas besimtarët kanë filluar më kryerjen e riteve në ambjentet e brendshme të teqesë, ndërsa më pas kanë ndezur edhe qirinj, duke menduar për realizimin e dëshirave të tyre.

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm dhe kryetari kryegjyshatës botërore, Baba Mondi, si dhe përfaqësues nga prefektura e qarkut Berat dhe drejtues vendor.

Gjatë fjalës së tij kryegjyshi botëror tha se kjo ditë është një ditë shënuar për besimtarët Bektashinj.

peligrinazh

Ndërkohë një urim në këtë ditë kishin edhe besimtarët e shumtë të pranishëm në këtë aktivitet.

Kryerja e riteve fetare në këtë teqe janë po të njëjta më ato të muajit gusht ku në këtë muaj festohet nga çdo peligrin në mbarë botën.

peligrinazh
 
Redaksia Online

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime

Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime