Terapia e parë e modifikimit të gjeneve mund të kurojë çrregullimin e gjakut! Do të ofrohet në Britani

Terapia e parë e modifikimit të gjeneve mund të kurojë çrregullimin e gjakut! Do të ofrohet në Britani

Kirthana Balachandran, vajza që do i nënshtrohet kësaj terapie

Londer- Shërbimi shëndetësor britanik do të ofrojë terapinë e parë që përdor modifikimin e gjeneve si një "evolucion" për pacientët.

Terapia do të përdoret si një kurë e mundshme për çrregullimin e gjakut beta talasemisë. Qelizat burimore që prodhojnë gjakun do të nxirren, do të riprogramohen për të korrigjuar gjendjen dhe do të kthehen në trupin e pacientit. Kjo mund t'i kursejë ata që kanë nevojë për një transfuzion gjaku, çdo tre deri në pesë javë.

Njerëzit me beta talasemi nuk prodhojnë mjaftueshëm hemoglobinë, e cila është proteina në qelizat e kuqe të gjakut që mbart oksigjenin nëpër trup. Është një sëmundje gjenetike që trashëgohet në familje dhe shkaktohet nga defektet në udhëzimet e trupit për prodhimin e hemoglobinës.

Mund t'i lërë njerëzit shumë të lodhur, të dobët dhe të ngecur në frymë dhe gjithashtu shkurton jetëgjatësinë.

Kirthana Balachandran, 21 vjeç, u diagnostikua kur ishte vetëm tre muajshe dhe kishte dhimbje muskujsh dhe dhimbje shpine dhe mund të ketë rrahjetë përshpejtuara kur bën ngjitje.

“Ideja e të varurit nga transfuzionet për pjesën tjetër të jetës sime është e frikshme, shqetësohem vazhdimisht për të ardhmen,” thotë ajo.

Ideja e redaktimit të gjeneve është që ju duhet ta bëni vetëm një herë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit