'Shes menderen për një vizë greke'

'Shes menderen për një vizë greke'

Sali Berisha

“Shes menderen per nje vize greke", - ka qene pak a shume diçitura e nje instalacioni fyes ndaj shqiptareve te Edi Rames ne rinine e vet. Ne kete gjendje ka arritur sot Berisha.

Ne Himare ai humbi shume me teper se zgjedhjet. I detyruar t'ua shese Himaren qarqeve shoviniste radikale, me shpresen e deshperuar se keshtu do te mund te cele nje kanal komunikimi diplomatik qe do te mund te thyeje sadopak izolimin nderkombetar, ai iu tregoi shqiptareve se, per hallin e vet eshte gati te shese vendin, partine, fytyren, shpirtin, gjithcka.

Ne keto kushte ai eshte ne gjendje te beje pakt me djallin vete, Ramen po se po.

Saga Beleri perfundoi te djelen ne menyre te turpshme me deshtimin spektakolar te Gjikurise dhe qurravitjet foltorike mbi vjedhjen e votes.

Por ajo cfare rezultoi mbi gjithcka ne keto zgjedhje eshte fakti qe, perballe nje qeverie qe po grabit troje e po betonizon bregdetin duke kafshuar gjithe jugun, Berisha ofron si alternative eksponente te nje politike antishqiptare qe pozon me flamuj te vorioepirit duke ushqyer aspirata idiote ndarjesh territoriale, ku trojet kafshohen nga shtete te tjere, ne kete rast Greqia.

Mes te tjerash, Berisha i ngriti topin Rames qe te ekspozohet si patriot i madh dhe luftetar i paepur ne mbrojtje te vendit nga politika shoviniste greke.

Berisha ndihmoi keshtu edhe qarqet shoviniste greke te faktorizojne politikat e tyre te mbrapshta edhe Ramen per te trukuar imazhin e tij te sakatuar nga skandalet dhe pakenaqesia e thelle popullore.

Duke vrare cdo alternative Berisha vazhdon te behet burim mbijetese per nje qeveri qe do kishte rene me kohe, hunde e buze, nga pesha e zullumeve te veta.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mosdeklarim të pronësisë dhe dhunë/ 27 gjoba për 7 muaj! Kryetarja e AMA-s bën publike llojet e shkeljeve të kryera nga televizionet

Mosdeklarim të pronësisë dhe dhunë/ 27 gjoba për 7 muaj! Kryetarja e AMA-s bën publike llojet e shkeljeve të kryera nga televizionet