Një javë protesta të dhunshme/ Çfarë po ndodh në Britaninë e Madhe?

Prej më shumë se një jave, Britania po përballet me protesta të dhunshme nga grupime të ekstremit të djathtë dhe islamofobe.

NGA SE U PROVOKUAN PROTESTAT?

Shkak ishte masakra e 29 korrikut në Southport, ku një 17-vjeçar vrau me thikë 3 vajza të mitura dhe plagosi 9 të tjerë. Identiteti autorit ende dhe sot është i pa zbuluar nga autoritetet, por ajo që dihet është ai ka lindur në Britani, e pavarësisht kësaj në rrjetet sociale u hodh hipoteza se 17-vjeçari është një azilkërkues mysliman.

KUSH I NXITI DHE KUSH PO I PËRDOR?

Këto aludime të pabazuara në asnjë fakt mbi vrasësin adoleshent, nxitën reagime të ashpra nga grupimet kundra emigrantëve dhe ato islamofobe, frymë e cila po shtrihet në qytetet kryesore të Britanisë.  Shumë figura kryesore në qarqet e krahut dhe ekstremit të djathtë kanë inkurajuar përmes deklaratave organizimin e protestave kundër emigrantëve, duke përdorur retorikë raciste.

NGA KU NISI VANDALIZMI NË RRUGËT E BRITANISË?

Pamjet e dhunës dhe anarkisë nisën nga qyteti i masakrës, Southport, fiks një ditë pas vrasjes së të miturave të identifikuara si Bebe King, 6 vjece, Elsie Dot Stancombe, 7 vjece dhe Alice Dasilva Aguiar, 9 vjece.

Mëngjesin e planifikuar për homazhet e viktimave, një numër i madh personash filluan tubimin para një xhamie, por më pas situata degradoi në dhunë ndaj policisë, e deri në goditjen e tyre me tulla, duke plagosur 50 efektivë. Që nga ajo ditë, protestat u përhapën në Londër, Rotherham, Middlesbrough, Liverpool, Bolton dhe Irlandën e Veriut ndër të tjera.

ÇFARË THONË INSTITUCIONET?

Mijëra efektivë policie janë përballur me protestuesit e dhunshëm, ndërsa 423 persona janë arrestuar, në krizën e parë që i duhet ta përballojë Kryeministrit i ri Starmer. Gjithashtu, bëhet me dije se 6000 forca policore, përfshirë njësinë speciale COBRA, do të mobilizohen për protestat të cilat pritet të zhvillohen në vazhdim.

CILA ËSHTË LIDHJA ME ELON MUSK?

Përveç presionit nga brenda vendit, kryeministrit Kier Starmer i është dashur të përballet edhe me komentet që i hedhin benzinë zjarrit, të miliarderit Elon Musk. Musk ka komentuar thuajse çdo ditë të protestave në Britani, por deklarata e tij më e rëndë është ajo më e fundit, kur përmes një postimi në rrjetin social “X”, parashikon se Mbretëria e Bashkuar mund të përfshihet shumë shpejt në luftë civile.

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari