Bashkimi Demokratik për Integrim ka argumentuar vendimin e marrë një ditë më parë për të tërhequr të gjithë ministrat nga qeveria e Maqedonisë, duke renditur mes tyre edhe përgjimet.
“Me keqardhje konstatojmë që ky proces tashmë është kompromentuar fillimisht si pasojë e prodhimit të mijëra përgjimeve të paligjshme dhe më pas edhe të distribuimit të tyre në duar të krimineleve me qëllim të keqpërdorimit nëpërmjet të Fabrikave të Aferave,” thuhet në deklaratën për shtyp.
Sipas ministrave dhe zv ministrave të tërhequr të gjitha kompetencat per vendimmarrje te metejshme jane ne duart e Ali Ahmetit.
“Bashkimi Demokratik për Integrim mbrëmë demonstroi unitet absolut të rradhëve të veta si dhe mobilizim maksimal për ta luftuar të keqën që po i gatuhet shqiptarëve nga qëndra që nuk ia duan të mirën as shqiptarëve, as vendit, e as rajonit” sitohet në deklaratën për shtyp.
Në fund BDI kërkon nga institucionet e vendit, në veçanti Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Prokurorinë Publike që të ndërmarrin masa të menjëhershme për të arrestuar falsifikatorët, distribuesit dhe botuesit e përgjimeve të montuara.
Pak ditë më parë u publikuan video me përmbajtje erotike, e cila u atribuohet dy figurave të njohura të BDI, zëvendes kryeministrit Musa Xhaferri dhe deputetes Ermira Mehmeti.
Partia Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni vendosi të enjten në mbrëmje që të tërheq të gjithë përfaqësuesit e vet aktual nga pushteti ekzekutiv.
Maqedonia aktualisht ka një qeveri teknike. Pas dorëheqjes së Nikola Gruevskit, kryeministër është Emil Dimitriev. Vendi prej kohësh është përfshirë nga një krizë e thellë politike.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO