TIRANE - Pas alarmit të përhapur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përmbatje plastike, edhe Shqipëria tërheq nga tregu çokollatat Snickers, Mars dhe Milky Way, duke u bërë shteti i 56 në botë që merr këtë vendim.
Përfaqësuesi i Autoritetit Kombëtar i Ushqimit Granit Sokolaj tha në studion e "Rreze Dielli" në Report TV se ky institucion pranë Ministrisë së Bujqësisë ka urdhëruar dy kompanitë importuese që brenda 24 orëve të tërheqin nga tregu tre llojet e çokollatave që kanë datën e skandencës nga 9 qershori i vitit 2016 deri në 8 janar të 2017-ës.
Edhe pse nuk ka asnjë sinjalizim zyrtar për "alertin" e konsumimit të këtyre çokollatave në Shqipëri nga dy autoritetet e sigurisë ushqimore pranë Komisionit Europian (European Food Safety Authority (EFSA) dhe Food and Feed Safety Alerts (RASFF), AKU - sqaron Sokolaj - ka marrë këtë vendim për të garantuar shëndetin e konsumatorit shqiptar.
Sokolaj tha se AKU nuk mund të kryejë analizat për të parë nëse çokollatat brenda datës së skandencës qershor 2016-janar 2017 shfaqin rrezik apo jo, pasi ky institucion nuk ka laboratorë për analizimin e përmbajtjes plastike.
Mbetet në përgjegjësinë e kompanive importuese - theksoi përfaqësuesi i AKU-së - që të marrin masa për t'i heqin nga tregu këto produkte. Sipas tij do të verifikohen edhe korrespondencat e kompanisë distributore me prodhuesin.

Autoriteti Kombëtar Ushqimit i ka bërë apel qytetarë të mos konsumojnë çokollatat që përmbajnë datën e skandencës nga 9 qershori 2016 deri në 8 janar të vitit 2017 dhe që janë të prodhuara nga fabrika e kompanisë që ndodhet në Holandë, në qytetin Veghel.

Kjo eshte nje cokollate Snickers brenda dates se skandences qe shfaq rrezik per permbjatje plastike (gusht 2016), per te cilat Sokolaj tha se duhet te terhiqen nga tregu.
/Shqiptarja.com

VIDEO