Tërhiqet Carlo Ancelotti: Real Madrid është puna ime e fundit

Tërhiqet Carlo Ancelotti: Real Madrid është puna ime e fundit

Carlo Ancelotti

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti (64 vjeç) ka bërë të ditur se do ta përfundojë karrierën e tij si trajner në pankinën e klubit aktual.

Federata Braziliane e Futbollit ushtroi të gjithë forcën e saj për të joshur trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelotti, për postin e trajnerit , por planet dhe dëshirat e brazilianëve u 'shkatërruan' kryesisht nga rezultatet e jashtëzakonshme të Realit, për shkak të të cilave Ancelotti nuk kishte arsye për t'u larguar nga Madridi.

Ndërkohë, brazilianët gjetën një trajner të ri dhe Ancelotti deklaroi në një intervistë për La Repubblica se karriera e tij si trajner do të përfundojë kur të përfundojë kontratën në Madrid, më 30 qershor 2026.

"Karriera ime do të përfundojë në Madrid, por para kësaj do të doja të fitoja një tjetër Ligë të Kampionëve. Unë jam një "Madrilen", identifikohem me klubin dhe me të vërtetë dua t'i bëj të lumtur të gjithë tifozët dhe njerëzit që punojnë në klub“, tha Ancelotti.

Karrierën e trajnerit Ancelotti e ka vazhduar që nga viti 1992, kur ai filloi punën e tij të parë në stolin e Reggiana. Ai kaloi te Parma në vitet ambicioze të këtij klubi, teksa ka drejtuar edhe Juventusin, Milanin, Chelsean, PSG-në, Bayern Munich, Napolin, Evertonin dhe Real Madridin në dy periudha.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit