'Tërhiqet' Federata Turke, Shqipërisë i jepet numri që i takonte për biletat

'Tërhiqet' Federata Turke, Shqipërisë i jepet numri që i takonte për biletat

Pas ankesave të bëra, Federata turke ka "reflektuar"! Burime për Report Tv, bëjnë me dije se FFT-ja u ka vënë në dispozicion tifozëve shqiptarë, 2500 bileta, aq sa i takojnë një skuadre mike me rregullat e FIFA-s.  

Ndërkohë, nuk dihet ende sa i përket sa i përket parregullsisë tjetër në aspektin organizativ të ndeshje, ku raportohet se punonjësit e federatës turke po bllokojnë materialet e lejueshme të tifozëve si shalle, flamuj dhe banderola. Për çdo gjë ka ndodhur nga federata bëhet me dije se është njoftuar delegati i ndeshjes.

Një lajm i tillë konfirmohet edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila njofton se ka rinisur shitja e biletave.

"Rifillon shitja e biletave për ndeshjen Turqi-Shqipëri", shkruan FSHF-ja.

Ndeshja Turqi- Shqipëri, e vlefshme për eliminatoret EURO 2020 do të luhet në datën 11 tetor 2019 ora 20:44 në  stadiumin “Şükrü Saracoğlu” në Stamboll.Më poshtë është harta e stadiumit, ku tribunat me ngjyrë lejla u përkasin miqve, në këtë rast tifozëve të Shqipërisë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin