Tërhiqet Kuvendi, Vetingu drejt
vjeshtës, ‘ngrin’ Byroja e Hetimit

Tërhiqet Kuvendi, Vetingu drejt<br />vjeshtës, ‘ngrin’ Byroja e Hetimit
Procesi i konstituimit të organeve të Vetingut, të cilat do të kalojnë skanerin e trefishtë 800 prokurorë dhe gjyqtarë, është rikthyer për herë të dytë në stadin fillestar, duke e bërë pothuajse të pamundur votimin e kandidatëve nga ky Parlament para se të shpërndahet në datën 3 maj.

Një javë pas vendimit për rihapjen e procedurave për aplikantët të rij, Parlamenti ka ndryshuar dje vendimin, duke e hedhur poshtë këtë procedurë, me sa duket pas refuzimit të Avokatit të Popullit, për shkak të mungesës së bazës ligjore.

Megjithatë, sa i takon llogaritjes së afateve, vendimi i djeshëm i Kuvendit, e kthen procesin edhe një herë në fazën fillestare, duke e bërë tejet të largët ditën që do të ngrihen institucionet Vetingut. Sipas vendimit, do të duhen të paktën edhe 9 ditë kohë, që Avokati i Popullit të nisë edhe një herë verifikimin nëse kandidatët që kanë sjellë dokumentacion shtesë, i plotësojë apo jo kriteret formale.

Referuar vendimit të fundit të Kuvendit, nëse të institucionet dhe organet do t’i konsumojnë deri në fund të gjitha afatet e parashikuara në ligj, atëherë organet e Vetingut nuk mund të ngrihen para muajit korrik, në një kohë kur Parlamenti shpërndahet në fillim të muajit maj. Pra, sipas afateve ligjore, organet e Vetingut mund të ngrihen vetëm nga Parlamenti i ri që do të dalë nga zgjedhjet e 18 Qershorit.

Ndërkaq, zvarritja e Vetingut shtyn automatikisht të gjitha institucionet e reja të drejtësisë, që nga Byroja e Hetimit, Prokuroria e Posaçme, Gjykatat Speciale si dhe organet për qeverisjen e sistemit të drejtësisë. Megjithatë, nëse do të ketë vullnet politik, institucionet mund t’i përzgjedhin anëtarët në kohë rekord, por opozita e ka kushtëzuar votën e saj me krijimin e një qeverie teknike.

Vendimi i Kuvendit
Parlamenti ka vendosur dje t’i kthejë Avokatit të Popullit dosjet e kandidatëve, të cilët kanë aplikuar për të shërbyer në organet e Vetingut. “Kuvendi vendosi: T’i kthejë Avokatit të Popullit dosjet e depozituara të kandidatëve që kanë shprehur interesin për të kandiduar për institucionet e rivlerësimit.

Avokati i Popullit, brenda dy ditësh nga marrja në dorëzim e dosjeve të depozituara të kandidatëve që kanë shprehur interesin për të kandiduar për institucionet e rivlerësimit, njofton kandidatët që nuk kanë plotësuar kriteret formale, për riplotësimin e dokumentacionit, kur kjo gjë është e mundur, në të kundërt të dokumentacionit të nevojshëm që vërteton përmbushjen e kritereve ligjore.

Kandidatët, brenda shtatë ditëve nga dita e njoftimit prej Avokatit të Popullit, paraqesin dokumentacionin e nevojshëm për riplotësim të dokumentacionit përkatës pranë këtij institucioni, sipas neneve 6 dhe 7 të ligjit nr. 84/2016, për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, thuhet në vendim. Kuvendi shprehet se i gjithë procesi zhvillohet nën monitorimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Pezullohen procedurat
Kuvendi i ka deklaruar pezullimin e procedurave për zgjedhjen e kandidatëve për organet e Vetingut.  “Avokati i Popullit, sipas pikës 1 të këtij vendimi, për vlerësimin e kandidatëve, ndjek procedurat dhe afatet procedurale të përcaktuara në ligjin ligjit nr. 84/2016, për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Kuvendi pezullon procedura për zgjedhjen e kandidatëve sipas ligjit nr. 84/2016, për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, thuhet në vendimin e Kuvendit. 

vendimi i kuvendit

vendimi i kuvendit

Vendimi i Kuvendit për kthimin e dosjeve të Avokati i Popullit për kandidatët e Vettingut

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0