TIRANË- Qeveria është tërhequr dhe ka ndryshuar propozimin për taksën 100 lekë për kg e qumështit pluhur.

Kështu me vendimin e sotëm janë përjashtuar nga kjo taksë fabrikat e prodhimit me etiketë të miratuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

Ky ndryshim është reflektuar në projektligjin e depozituar tashmë në Kuvend, e ndërsa erdhi pasi grupet e interesit dolën njëzëri kundër, sipas së cilëve jo vetëm që nuk ndihmon fermerët, por ndikon në të gjithë industrinë agropërpunuese që prodhon produkte që kanë  si lëndë e parë, qumështin pluhur.