Protestat me 5 viktima/ Trump u bën thirrje amerikanëve: Jo dhunës! Të ndihmojmë që tranzicioni të jetë paqësor

Donald Trump

Presidenti Donald Trump u ka bërë thirrje të gjithë amerikanëve të ndihmojnë në qetësimin e tensionit në vend, duke thënë se ai nuk qëndron pas dhunës së shfaqur gjatë kryengritjeve ku humbën jetën 5 persona.

"Në dritën e raporteve për më shumë demonstrata, unë nxis që të mos ketë asnjë dhunë, asnjë shkelje të ligjit dhe asnjë vandalizëm të çfarëdo lloji", tha presidenti në një deklaratë për Fox Neës. 

"Kjo nuk është ajo për të cilën unë qëndroj dhe nuk është ajo që Amerika përfaqëson. Unë i bëj thirrje të gjithë Amerikanëve të ndihmojnë në zbutjen e tensioneve dhe qetësimin e humorit. Faleminderit", vijoi ai.

Një këshilltar i Trump tha se deklarata do të dalë si një e-mail nga zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë. Shtëpia e Bardhë po përpiqet të postojë deklaratën në të gjitha llogaritë zyrtare të Trump në mediat sociale që të ndërgjegjësoje.

Këshilltari gjithashtu tha se deklarata do të postohej dhe shpërndahej në të gjitha fushatat e Trump dhe llogaritë politike.

"Presidenti Trump po u kërkon të gjithë amerikanëve që të bashkohen me të për të siguruar që të ketë një tranzicion të rregullt dhe paqësor javën e ardhshme", i tha një këshilltar i lartë.

Si duket Trump është dorëzuar në 'luftën' për të qëndruar në Shtëpinë e Bardhë pas humbjes në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së më 3 nëntor. Kujtojmë se demokratët kanë dorëzuar në kongres kërkesën për inkriminimin (impeachment) e tij, si të përfshirë në nxitjen e protestës të dhunshme në SHBA, ku mbetën të vrarë 5 persona, 4 protestues dhe një polic.

Be.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    LSI prezanton programin elektoral të njëjtë me atë të vitit 2009 kur erdhi në pushtet. Ju krijon besim realizimi i tij?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Ndrea Prendi ‘pasuron’ puçin imagjinar të Berishës në mbrojtje të krimit të 21 Janarit, faktet dhe dëshmia që i fundos të dy