Tërhiqte zvarrë qenin me makinë, në hetim shoferi! Gjobitet me 6 mijë lekë

Tërhiqte zvarrë qenin me makinë, në hetim shoferi! Gjobitet me 6 mijë lekë

1713625630_finalprojekt.00232708.Still215.jpg

Policia ka vënë në hetim dhe gjobitur me 60 mijë lekë drejtuesin e mjetit, Shkëlqim Ismaili i cili tërhiqte një qen zvarrë nëpër rrugë. Ndërkohë qeni i është dorëzuar shërbimeve të specializuara të Bashkisë.

"Komisariati i Policisë Rrugore dhe Komisariati i Policisë Nr. 6, gjatë patrullimeve në terren, kanë konstatuar shtetasin Sh. I., duke tërhequr me makinë një kafshë shtëpiake (qen). Shtetasi Shkëlqim Ismaili, është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale "Keqtrajtimi i kafshëve", si dhe është gjobitur me 6.000 lekë sipas Kodit Rrugor, ndërsa kafsha shtëpiake iu dorëzua shërbimeve të specializuara të Bashkisë.

Videoja e këtij rasti është publikuar dhe në rrjete sociale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë", njofton policia. 


Lajmi kryesor:

Tiranë/ Pamje tmerri, shoferi tërheq zvarrë qenin me makinë! Vihet në hetim dhe gjobitet me 6 mijë lekë (VIDEO)


SI.E./E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA, akuza për ryshfet ndaj ligjvënësit Henry Cuellar

SHBA, akuza për ryshfet ndaj ligjvënësit Henry Cuellar