ITALI- Një 31-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi në makinën e tij, iu gjet e fshehur kokainë nën sediljen e makinës.
Arrestimi i shqiptarit u bë ditën e djeshmë, rreth orës 18:00 në bregun e liqenit në Sarnico, ku 31-vjeçari po rrinte në makinën e tij duke tërhequr edhe vëmendjen e policëve italianë.
Gjatë kontrollit në makinë, të riut përveç drogës iu gjetën edhe 500 euro, të cilat konsiderohen si të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm, një aparat celular dhe disa karta telefonike me numra të ndryshme.