Tërmet 6.3 ballë, ‘shkundet’ Greqia (VIDEO)

Një tërmet me madhësi 6.3 ballë ka goditur Greqinë qendrore me epiqëndër pranë qytetit të Larissa-s. Në bazë të të dhënave të siguruara nuk ka raportime të personave të lënduar megjithatë ka pasur disa dëme materiale. Ndërkohë që një qytetar grek ka arritur të shpëtojë mrekullisht, pasi tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.9 të shkallës Rihter që ra sot, e bllokoi atë në shtëpinë e cila u shkatërrua. Ndërkohë që dy të tjerë janë të shtruar në spitale pasi kanë pësuar lëndime të shumta.

"Të gjitha forcat janë në gatishmëri të plotë për ndërhyrje dhe ndihmë të menjëhershme nëse është e nevojshme. Përveç kësaj, një helikopter i zjarrfikësve po kryen mbikëqyrje të zonës për të zbuluar dëmet e mundshme,”  thanë autoritetet në një deklaratë.

Mediat lokale raportojnë për shtëpi të dëmtuara dhe të shembura në fshatrat Mesochori dhe Vlachogianni, ku lëkundjet ishin më të forta për shkak të thellësisë së vogël, prej vetëm 10 kilometrash të tërmetit.

Tërmeti kishte me epiqendër 16 kilometra në jug të qytetit të Elassona në orën 12:15 me kohën lokale dhe menjëherë pas tij ka pasur edhe disa pasgoditje.

Njerëzit u panë duke dalë me nxitim nga shtëpitë dhe ndërtesat e zyrave në rrugët e Larisës.

Një ekip i veçantë i dronëve po vlerëson gjithashtu zonën për ndonjë rrëshqitje toke ose ndërtesa të shembura rurale. Tërmeti i së mërkurës u ndie aq larg sa në kryeqytetet e vendeve fqinje Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Mali i Zi.

Greqia tetorin e vitit të kaluar u godit po ashtu nga një tërmet tjetër me epiqendër në detin Egje, si pasojë e të cilit humbën jetën 2 persona dhe u plagosën disa të tjerë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:35
Greqi/ Kisha dhe shtëpi të shembura nga tërmeti i mesditës, nuk raportohen të lënduar

Një tërmet 6 ballë “goditi” vendin fqinj, Greqinë në Elasona rreth orës 12 mesditën e sotme.

Pavarësisht se tërmeti “shkundi” vendin, lëkundjet e të cilin janë ndjerë edhe në Shqipëri, fatmirësisht ende nuk është raportuar asnjë viktimë apo i lënduar.

Pasi lëkundjet pushuan u evidentua se një i moshuar në fshatin Mesohori të Elasonas, u bllokua nën rrënojat e një ndërtese, por fatmirësisht pas operacionit nga zjarrfikësit, i moshuari shpëtoi.

Përveç një ndërtese si pasojë e tërmetit është rrënuar edhe kisha në fshatin Mesohori.

Ora 11:54
Tërmet 6 ballë në Greqi, kryebashkiaku i Elasonas: Njerëzit kanë lënë shtëpitë e tyre dhe kanë dalë rrugëve! Situata nën kontroll

Pas tërmetit që goditi mesditën e sotme Greqinë, raportohet se një person është bllokuar në Mesochori, Elassona . Sipas informacionit, një i moshuar ka mbetur i bllokuar në shtëpinë e tij, kur një mur u shemb për shkak të tërmetit.

Pas tërmetit 6 ballësh ka reaguar edhe kryebashkiaku Nikos Gatsas i cili ka kërkuar që të nisin vlerësimet për dëmet materiale që mund të jenë krijuar.

“Zgjati më shumë se 15 sekonda dhe qytetarët dolën në rrugë duke lënë shtëpitë e tyre. Ende nuk ka njoftime për lëndime ose dëme”, tha Nikos Gatsas.

Sipas tij situata është nën kontroll pavarësisht se njerëzit janë të frikësuar dhe i ka kapur paniku.

"Tronditja ishte shumë e rëndë por unë kam kaluar në gjysmën e qytetit dhe nuk do të kemi shumë dëme," shtoi ai.

Nga ana e tij, guvernatori i Thesalisë, Costas Agorastos, theksoi për ERT se deri më tani "nuk ka të dhëna për dëmtime të mëdha".

Ndërkohë që ishte dhënë një udhëzim për të mbyllur shkollat ​​dhe vuri në dukje se rajoni është në kontakt me Mbrojtjen Civile për një koordinim më të mirë të veprimeve.

Në Volos tronditja ishte tejet e fuqishme dhe mijëra banorë dolën në rrugë. Raportet e hershme thonë se nuk u raportuan lëndime ose dëme.

Tërmeti u ndje gjithashtu në Thesalinë Perëndimore, në zonat e Trikala dhe Karditsa, ku në të dy qytetet njerëzit dolën në rrugë për siguri. Edhe në këto zona, rrjetet telekomunikuese, si ato mobile ashtu edhe ato fikse, kanë shumë probleme.

Sipas informacioneve, ka pasur rrëshqitje dheu në zonën e Kastraki por edhe në Rrugën Kombëtare Larissa-Elassona.

J.GJ./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Mbështetësi i Belerit e pështyu, reagon Vangjel Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot

Mbështetësi i Belerit e pështyu, reagon Vangjel Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot