Tërmet 6.6 ballë në Izmir/ 39 viktima, mes tyre 3 shqiptarë nga Kosova! Mbi 885 të plagosur! Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit

Gjendja në Izmir përkeqësohet orë pas ore, të paktën 39 persona kanë humbur jetën ndërkohë që të paktën 885 persona janë lënduar, ndërkohë që vazhdojnë misionet e kërkim shpëtimit në  tre zonat më të prekura Bornova, Bayraklı dhe Karşıyaka.   

Në një konferencë për median ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Urban Murat Kurum tha se deri tani janë shpëtuar 100 qytetarë nga momenti i tërmetit  dhe ende vazhdojnë kërkimet për 21 persona të cilët  gjenden nën rrënoja. Në anën tjetër behët thirrje që në ndërtesat e dëmtuara të mos hyhet pa pasur një vlerësim të tyre.  

Pas tërmetit,  kanë ndodhur më shumë se 35 tronditje të magnitudës më të lartë se 4 ballë  dhe gjithsej 484 tronditje. Në një njoftim për median u njoftua se javën e ardhshme në të gjitha shkollat e Izmirit u ndalua mësimdhënia deri sa të ketë inspektim të gjendjes së të gjitha shkollave. Natën e mbrëmshme qytetarët të frikësuar nga lëkundjet e njëpasnjëshme, kanë fjetur në ambiente të hapura. Në të gjitha parqet e qytetit janë ngritur çadra dhe familjet kanë kaluar natën aty.

Ekipet e kërkimit janë të përqendruara tanimë në 8 ndërtesa dhe 6000 persona, nga emergjencat civile apo dhe efektivë të policisë, dhe mbi 20 qenë të stërvitur për kërkime. Autoritetet vijojnë ende operacionet e kërkim-shpëtimit. Nga 17 banesa të shembura, deri më tani ka përfunduar puna në 8 prej tyre nga gërmadhat e të cilave janë nxjerrë trupat e pajetë. Lëkundjet e tërmetit u ndjenë deri në Greqi ku në ishullin e Samos ka shkaktuar dhe 2 viktima, një 15 dhe 17-vjeçar.

Shteti është mobilizuar i gjithi teksa në zonën e tërmetit janë vendosur 3.066 çadra, 10.560 shtretër dhe 5 kuzhina të lëvizshme.  Tërmeti i rëndë goditi mesditën e djeshme (30 tetor) Turqinë dhe Greqinë. Në Turqi lëkundjet janë ndjerë në Stamboll, Izmir, Çanakkale, Denizli dhe Bursa. 

Qendra e tërmetit që u ndie në shumë provinca u njoftua si İzmir Karabağlar. Sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë, AFAD njoftoi intensitetin e tërmetit si 6.6, ballë. Sipas mediave turke, tërmeti u shoqërua me 410 pasgoditje ku 33 prej tyre ishin me magnitudë mbi 4 të shkallës Rihter.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:35
Tërmeti në Turqi/ Humbin jetën 3 shqiptarë nga Kosova

Si pasojë e tërmetit në Turqi kanë humbur jetën 3 shqiptarë nga Kosova. Lajmi konfirmohet për Report Tv nga gazetari në Izmir Sokol Brahaj. Mësohet se kanë humbur jetën 3 persona me origjinë shqiptarë nga Kosova të ardhur në Izmir në vitin 1956.

1- Nazmije Dograjan, 64 vjeçe (dhe është plagosur i biri i saj Malik Tahirleri që aktualisht është në spital dhe mjekët janë optimist për jetën e tij)

2- Hatixhe Dogruja (70 vjeçe dhe burri i saj)

3- Bajram Dogruja (73 vjeç)

Ora 21:03
Shkon në 39 i viktimave nga tërmeti në Turqi

Ka shkuar në 39 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi.

Ora 16:40
Tërmeti në Izmir, 35 viktima dhe 885 të plagosur

Ministri i Shëndetësisë së Turqisë Fahrettin Koca, i cili  ndodhet për momentin në zonën e tërmetit në Izmir, njoftoi se numri i viktimave arriti në 35.

Ministri Koca deklaroi se 8 persona, 3 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë,  ndodhen në kujdes intensiv dhe në total 243 persona po trajtohen në spitale.

Deri tani janë rregjistrua 885 të lënduar dhe operacionet e kërkim shpëtimit vazhdojnë ende. 

Ora 13:43
Tërmeti në Turqi/ Erdogan falënderon vendet për solidaritetin

Për mbështetjen e treguar dhe ngushëllimet e tyre pas tërmetit që u mori jetën të paktën 28 personave dhe plagosi 885 të tjerë, presidenti turk  Rexhep Taip Erdogan ka falenderuar qytetarët turk me anë të një postimi në Facebook.
Në mesin e flamujve të vendeve për të cilat ai ka shfaqur mirënjohjen e thellë është edhe flamuri shqiptar.

Në postimin e tij ai theksoi se ai dhe të gjitha insitucionet e vendit janë pranë qytetarëvë të cilët janë dëmtuar nga tërmeti më i rëndë që ka goditur vendin së fundmi.

Postimi i presidentit Erdogan 
Ora 12:10
Tërmeti në Izmir 28 të vdekur dhe 885 të plagosur

Në bazë të dhënave të fundit arrin në 26 numri i viktimave në Izmir ndërkohë numri i të plagosurve arriti në 885. Vazhdojnë akoma misionet e kërkim shpëtimit kur një grua para pak minutash u nxorr nga rrënojat së bashku me 4 fëmijët e saj u arritën të shpëtohen në apartamentin e shembur në Doğanlar të Izmirit. Ndërsa puna e ekipeve vazhdon, pritja shpresëdhënëse vazhdon.

Përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë për afërsisht 20 persona, të cilët vlerësohet se janë bllokuar nën rrënojat e Apartamentit Doğanlar, ku 2 persona vdiqën dhe 10 njerëz u shpëtuan.

Ora 11:15
 Izmiri është një vend sizmik, vendi është goditur herë pas here nga tërmete me efekte shkatërruese

 Izmiri është një vend sizmik, vendi është goditur herë pas here nga tërmete me efekte shkatërruese.

Një nga tërmetet më të vjetër Tërmeti i Izmirit në vitin 1688 të paktën 7 ballë, i cili shkaktoi dëme të mëdha në qytet, Izmiri  pothuajse u shkatërrua. Plotësisht dhe të paktën u shënuan 16 mijë viktima.

Tërmeti  tjetër më 4 prill 1739 shkaktoi dëme të mëdha, me një forcë prej 6.8 ballë dhe 80 njerëz vdiqën, edhe pse atë vit pas-goditjet nuk pushuan deri në shtator, qytetarët  e Izmirit kaluan shumë muaj në ambiente të hapura.

Izmiri është tronditur vazhdimisht nga tërmete të rënda vit pas viti, më 22 shtator 1939 ishte i radhës në Dikili, ku humbën jetën të paktën 60 njerëz dhe një mijë shtëpi u shkatërruan.

Më pas në 12 qershor 2017, me epiqendër në Karaburunit u regjistrua një goditje prej 6.2, po nuk ui shënuan viktima.  

Ora 10:15
(Video) Pas orësh të gjata nën gërmadha momenti i shpëtimit të një gruaje

Orë e para të mëngjesit forcat e kërkim shpëtimit  kanë arritur të nxjerrin nga gërmadhat një të moshuar, pas tërmetit të fuqishëm q• goditi Izmirin. Gjendja e Të moshuarës dukej e qëndrueshme. 

Për momentin 21 persona janë të zhdukur dhe 100 të tjerë janë shpëtuar nga rrënojat. 25 persona kanë humbur jetën deri tani në izmir dhe të paktën 804 persona janë të lënduar. 

Ora 09:10
Tërmeti në Turqi/ 100 të shpëtuar, shumica po marrin mjekim në spital! 25 në terapi intensive, 9 persona i nënshtrohen ndërhyrjeve

Rritet bilanci i të shpëtuarve nga tërmeti në Turqi. Autoritetet vendase bëjnë me dije se deri më tani janë shpëtuar 100 persona.

Shumë prej tyre po marrin trajtim në spital ku disa janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Një pjesë e të plagosurve i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.

Ndërkohë që shumë të tjerë kanë dalë nga spitali pasi kanë përfunduar trajtimin mjekësor.

E.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë