VIDEO+FOTO/ Tërmeti me magnitudë 6.8 ballë në Marok, shkon në mbi 1300 numri i viktimave! Shteti shpall 3 ditë zie kombëtare

Numri i personave që kanë humbur jetën në Marok për shkak të tërmetit me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter që u shënua mbrëmjen e 8 shtatorit 2023 ka shkuar në 1305 raporton televizioni shtetëror i Marokut duke cituar autoritetet e ministrisë së Brendshme. Ndërkohë në një njoftim të pak orëve më parë autoritetet folën për 1204 persona të plagosur, nga të cilët 721 të cilët ishin në gjendje të rëndë. Maroku ka shpallur tre ditë zie kombëtare pas tërmetit!

Epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter që u shënua rreth orës 23:11 me orën lokale ishte 72 kilometra në jugperëndim të qytetit turistik, Marakesh njoftoi Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ndërkohë lëkundjet e fuqishme u ndien edhe në qytetet bregdetare Rabat, Kasablanka dhe Esaourija.Thellësia e tërmetit ishte 8 kilometra.

Ndërtesa të shkatërruara papritur, njerëz që vrapojnë në rrugë, njerëz që gërmojnë me duar nëpër rrënoja, dhjetëra shtretër të improvizuar në shesh. Janë pamjet e videove të publikuara në Twitter menjëherë pas tërmetit shkatërrues që goditi Marokun.

Dëmet më të mëdha u shkaktuan  në Marrakesh dhe në fshatrat në malet Atla, në zonat e thella të vendit.Numri i viktimave mund të rritet pasi shumë njerëz mendohen se janë nën rrënoja dhe po vijohet me operacionet e shpëtimit.

Shumë njerëz në qytetin e Marrakeshit kaluan natën jashtë nga frika e postgoditjeve.  

Xhamia e shekullit të XII-të, Koutoubia, në Marakesh, njëra nga më të famshmet u dëmtua nga tërmeti, por nuk është e qartë se deri në çfarë shkalle, raportuan mediat marokene. Në një video të publikuar online dukej pluhur i bardhë që dilte nga minarja e saj 69 metra e lartë njihet si “çatia e Marakeshit” dhe njerëzit që bërtisnin të frikësuar se mos shembet.

Në shumë video të publikuara në rrjetet sociale duken dëmtimet e disa pjesëve të mureve të kuqe të famshme, të cilat e rrethojnë qytetin e vjetër Marakesh, një zonë e trashëgimisë botërore të UESCO-s.

Një tërmet i vitit 1960, me magnitudë 6.7 në Agadir shkaktoi vdekjen e më shumë se 12.000 njerëz.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:24
Rritet numri i të vdekurve nga tërmeti në Marok, shkon në mbi 1300 viktima

Është rënduar bilanci i viktimave nga tërmeti në Marok. Televizioni shtetëror në Marok raporton për 1305 të vdekur dhe 1832 të plagosur

Ora 20:12
Tërmeti ku vdiqën mbi 1030 persona, Maroku shpall tre ditë zie kombëtare

 

Maroku ka shpallur tre ditë zie pas twrmetit tragjik qw la pas mbi 1000 viktima. Flamujt do të jenë në gjysmështizë në ndërtesat publike.
 

Ora 16:18
Tërmeti në Marok, Algjeria hap hapësirën ajrore për operacionet e shpëtimit

1694252255_maroktermet.jpg

“Autoritetet supreme algjeriane” kanë vendosur të hapin hapësirën e tyre ajrore për fluturimet që transportojnë ndihma humanitare dhe personat e lënduar nga tërmeti që goditi Marokun. 

Këtë e raportoi TV shtetëror algjerian, duke cituar një deklaratë nga presidenca.

 “Pas tërmetit të dhunshëm që goditi disa zona të Mbretërisë së Marokut, autoritetet algjeriane demonstruan gatishmërinë e tyre të plotë për të ofruar ndihmë humanitare dhe për të përdorur të gjitha burimet e tyre materiale dhe njerëzore në solidaritet me popullin vëlla maroken, nëse Mbretëria e Maroku e kërkon”, thuhet në postim. 

Në verën e vitit 2021, autoritetet algjeriane njoftuan mbylljen e hapësirës së tyre ajrore për avionët civilë dhe ushtarakë marokenë, pas vendimit për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Mbretërinë.

Ora 15:17
Tërmet në Marok, rritet numri i viktimave shkon mbi 1.030

1694265433_kjhfeds.jpg

Numri i viktimave në Marok pas tërmetit të fuqishëm tani ka arritur në 1,037, citon televizioni shtetëror të ketë thënë ministria e brendshme.

Tërmeti i fuqishëm në Marok ka shënuar me magnitudën prej 6.8 ballë, ku epiqendra ishte qyteti turistik Marrakesh.

Shumë banorë të Marrakesh, janë frikësuar dhe e kanë kaluar natën jashtë duke u mbështjellur me batanije dhe të shtrirë në tokë.

Ora 13:29
Sunak dhe Biden të gatshëm për të ndihmuar Marokun: Keni mbështetjen tonë

1694258962_lkds.jpg

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe Kryeministri britanik, Rishi Sunak, kanë shprehur ngushëllimet e tyre dhe mbështetjen e tyre për Marokun.

Biden ka shprehur ngushëllimin e tij për viktimat e një tërmeti dhe tha se SHBA-të janë "të gatshme të ofrojnë çdo ndihmë të nevojshme".

“Jam thellësisht i pikëlluar nga humbja e jetës dhe shkatërrimi i shkaktuar nga tërmeti në Marok”, tha Biden.

Sunak tha se Britania ishte e gatshme të ndihmonte marokenët të cilët i quajti miq.

“Ngushëllimet e mia për të gjithë të prekurit nga tërmeti i tmerrshëm në Marok mbrëmë. Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të mbështesë miqtë tanë marokenë", tha Sunak.

Ora 13:22
Video/ Tërmeti në Marok, klientët e lokalit të tmerruar përpiqen të dalin duke shtyrë njëri tjetri

Tërmeti që ra në Marok mbrëmjen e djeshme ka shkaktuar deri tani mbi 800 viktima, ndërsa bilanci pritet të rritet.

Dëmet janë të pallogaritshme ndërkohë që banorët po jetojnë mes frikës e rrënojave.

Në video duket momenti kur klientët largohen të tmerruar nga lokali pasi ndjenë lëkundjet e tërmetit.

Ora 12:56
Tërmet në Marok, flasin të mbijetuarit: Ishte e papritur! Kaluam një natë të tmerrshme, dola në rrugë gjysëm i zhveshur

1694257086_maroktermet.jpg

Tërmeti i fuqishëm në Marok me magnitudë 6.8 ballë, sipas Televizionit të Marokut numri i viktimave arriti në 820 dhe 672 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Disa banorë kanë treguar së fundmi përjetimet e tyre të tmerrshme nga tërmeti i fuqishëm

Një francez, Michael Bizet, i tha agjencisë së lajmeve AFP se në momentin kur vazhduan lëkundjet e tërmetit ai ishte në shtrat. Ai tha se kishte dalur në rrugë gjysmë lakuriq për të parë riadat e tij (shtëpitë tradicionale), duke shtuar se kjo ngjarje ishte një çmenduri.

“Mendova se shtrati im do të fluturonte larg, dola në rrugë gjysmë lakuriq dhe shkova menjëherë për të parë riadat e mia. Ishte kaos total, një katastrofë e vërtetë, çmenduri”, tha Bizet.

Një grua, Dalila Fahem, i tha agjencisë së lajmeve Reuters: "Për fat të mirë nuk kisha fjetur ende". 

Ajo tha se shtëpia e saj ishte dëmtuar nga tërmeti i fuqishëm.

Një turiste britanike e cila ishte me pushime në Marrakesh, tha se dhoma e saj filloi të lëkundej dhe kornizat që ishin në mure ranë në tokë.

“Dhoma filloi të shkonte sa andej-këtej. Unë mendoj se truri nuk e regjistron menjëherë atë që po ndodh derisa kornizat e fotografive dhe shtrati fillon të lëkundej", tha turistja.

Gazetarja marokene, Aida Alami, është rritur në Marrakesh dhe ka qenë në kontakt me prindërit e saj që ndodhen atje. Ajo thotë se tërmeti ishte krejtësisht i papritur

"Në atë vend njerëzit nuk dinë se çfarë të bëjnë në rast tërmetesh, përveçse të dalin jashtë. Ata ishin vërtet të shqetësuar nga ky tërmet i fuqishëm. Ne po shohim rrënoja dhe po shohim shumë shkatërrime brenda vendit. Sa më shumë që të hyjmë në brendësi të vendit për të parë se çfarë është shkatërruar, aq më shumë do të zbulojmë të vërtetën e fatkeqësisë natyore”, i tha ajo BBC.

Noureddine Bazine, një gazetar që është gjithashtu banor i Marrakeshit, tha se tërmeti ishte "i papritur dhe katastrofik për banorët e qytetit”.

“Kemi përjetuar një natë të tmerrshme plot me ankthe, ne nuk jemi mësuar me fatkeqësi të tilla. Në Marrakesh, dëmet më të mëdha ishin në qytetin e vjetër, sepse ndërtesat janë të prirura për t'u shembur, dhe disa prej tyre mund të shemben edhe pa rënë ndonjë tërmet për shkak të gjendjes së tyre të brishtë. Numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet edhe më shumë”, tha ai.

Ora 12:44
Tërmetet që gjunjëzuan Marokun ndër vite, ai i vitit 1960 vrau 12 mijë njerëz

1694256150_19999.jpg

Maroku është goditur edhe nga disa tërmete të forta më parë, duke përfshirë një në vitin 2004. Një tërmet më pas goditi al-Hoceima në veri-lindje të Marokut, duke vrarë 628 njerëz.

Në vitin 1960, tërmeti i Agadirit me magnitudë 6.7 ballë vrau 12 mijë njerëz. Kjo mund të japë një tregues të vogël të shkallës së viktimave që mund të shohim në këtë tërmet.

Epiqendra e tërmetit të mbrëmjes së djeshme ishte në malet e Atlasit. Ka shumë fshatra të largëta që janë të vështira për ambulancat që të shkojnë për të marrë njerëzit e lënduar nga tërmeti.

Sizmiologët raportuan se do të duhen shumë ditë për të ditur saktësisht përmasat e kësaj katastrofe të madhe.

Ora 12:19
Tërmet në Marok, shkon në 672 numri i të plagosurve

1694254739_termetiiii.jpg

Ministria e Brendshme marokene së fundmi tha se të paktën 672 persona u plagosën nga tërmeti, duke përfshirë 205 të cilët ishin në gjendje të rëndë.

Tërmeti i fuqishëm në Marok me magnitudë 6.8 ballë, sipas Televizionit të Marokut duke cituar ministrinë e brendshme, numri i viktimave ka arritur në 820.

Shumë banorë të Marrakesh, janë frikësuar dhe e kanë kaluar natën jashtë duke u mbështjellur me batanije dhe të shtrirë në tokë.

Ora 12:04
Tërmet në Marok, rritet numri i viktimave shkon në 820

1694253838_termet.jpg

Tërmeti i fuqishëm në Marok me magnitudë 6.8 ballë, sipas Televizionit të Marokut duke cituar ministrinë e brendshme, numri i viktimave ka arritur në 820 dhe 329 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Shumë banorë të Marrakesh, janë frikësuar dhe e kanë kaluar natën jashtë.

Ora 11:31
Tërmet në Marok, Ministri i Jashtëm britanik: Jemi të gatshëm t’i ndihmojmë në të gjitha mënyrat

1693417186_jamescleverlybritaniemadhekinehanzheng.jpg

Ministri i Jashtëm britanik, James Cleverly, tha se Britania është e gatshme që të ndihmojë Marokun në të gjitha mënyrat e mundshme.

"Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë miqtë tanë marokenë në çfarëdo lloj mënyre që mundemi", tha Cleverly.

Cleverly tha se lajmet e tërmetit ishin shkatërruese për britanikët.

"Lajmet ishin shkatërruese nga tërmeti i madh jashtë Marrakeshit, Marok", tha Cleverly.

Ora 11:18
Video/ Tërmet në Marok, banorët në panik me sytë nga Xhamia historike Kutubiyya, i druhen shembjes

 

Për shkak të tërmetit të fuqishëm në Marok, e cila ka shembur shumë ndërtesa, gjithashtu edhe xhamia 850-vjeçare Kutubiyya në Marrakesh ngjall frikën e shembjes.

Në videon e postuar në mediat sociale shihet duke nxjerrë pluhur të bardhë nga minaret e xhamisë, banorët shihen të frikësuar dhe duke vrapuar.

Ora 11:09
Të tronditur dhe të mërzitur! Dalin momentet e të plagosurve në Marok, shtretërit e spitalit zhvendosen jashtë ndërtesës

1694250547_ikjhesda.jpg

Shumë njerëz të plagosur u panë duke qëndruar jashtë një ndërtese spitali në Marrakech, ku disa kishin marrë lëndime të rënda, tha një gazetar i CNN në qytet. 

Shtretërit e spitalit u zhvendosën jashtë ndërtesës për të qenë më pranë ambulancave të cilat vërshonin me shpejtësi në spital, me një prani të madhe sigurie duke përfshirë ushtrinë dhe policinë.

Trafiku raportohet në disa rrugë të Marrakech ku disa autobusë, makina dhe ambulanca po nxitonin për të marrë pacientët dhe turistët që vraponin për t’i shpëtuar shkatërrimit të tërmetit të fuqishëm që goditi vendin mëngjesin e së shtunës.

Disa ambulanca mund të shihen gjithashtu duke lëvizur midis Medinës së Marrakech, pjesë e lashtë e qytetit, në spitalin CHU Mohammed VI, ku një numër njerëzish qëndronin në rrugë, të tronditur dhe duke qarë.

Ora 10:55
Tërmet në Marok, Xhaçka shpreh ngushëllimet e saj: Lutjet e mia shkojnë për familjet e viktimave dhe të plagosurve

1693476180_reffd.JPG

Ish-ministja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka shprehur ngushëllimet e saj për viktimat e tërmetit në Marok.

Xhaçka shkroi në rrjetin e saj social X (ish-Twitter), se ajo është e tronditur nga tragjedia e shkaktuar nga tërmeti në Marok.

Ajo tha se lutjet e saj shkojnë për familjet e viktimave dhe të plagosurve.

“E tronditur nga tragjedia e shkaktuar nga tërmeti në Marok. Zemrat tona dhe lutjet tona shkojnë për familjet e viktimave dhe të plagosurve”, shkroi Xhaçka.

Ora 10:40
Pas tërmetit, Liderët botërorë i shprehin ngushëllime Marokut: Ngushëllime, jemi të gatshëm për t’iu ndihmuar

1694248824_kjds.jpg

Udhëheqësit botërorë janë zgjuar me lajmet e tërmetit në Marok këtë mëngjes, të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se ishte "i shkatërruar" nga lajmet e tërmetit në Marok dhe shtoi se vendi i tij ishte i gatshëm t’i ndihmojë duke dhënë ndihmën e parë.

Në një deklaratë nga Kremlini, Presidenti Vladimir Putin shprehu ngushëllimet e tij, duke thënë se Rusia ndante "dhimbjen dhe zinë e popullit mik maroken".

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez shkroi në X, ish-Twitter: "Gjithë solidaritetin dhe mbështetjen time për popullin e Marokut në vazhdën e këtij tërmeti të tmerrshëm”.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij për popullin maroken, duke shtuar se vendi i tij – Turqia u godit nga një tërmet i fuqishëm në fillim të këtij viti - ishte gati të ofronte mbështetje.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shprehu solidaritetin e tij me Marokun, duke i dërguar "ngushëllimet më të thella Marokut”.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, "ka dhënë udhëzime për të ofruar të gjithë ndihmën e nevojshme për popullin maroken", sipas një njoftimi për shtyp nga zyra e tij.

Dhe Bashkimi Afrikan shprehu "dhimbjen e tij të madhe" për "pasojat tragjike" të tërmetit.

Ora 10:07
Tërmet në Marok, Presidenti Begaj shpreh ngushëllimet e tij: Shqipëria ndan të njëjtën dhimbje me popullin marokien

1693808146_2956804191050900156301115148839775474596770n.jpg

Shqipëria ka shprehur solidaritetin e saj për Marokun, i cili u godit mbrëmë nga një termet me magnitudë 6.8.

Presidenti Bajram Begaj shkroi se Shqipëria qëndron me popullin e Marokut në këto momente kaq të vështira dhe ndan të njëjtën dhimbje.

“Zemërthyer nga tërmeti i tmerrshëm që goditi Marokun. Ne qëndrojmë me popullin e Marokut dhe u dërgojmë ngushëllimet tona të sinqerta familjeve të prekura nga kjo tragjedi”, shkruan Begaj në X, ish-Twitter.

Ora 09:55
Tërmet në Marok, Ursula von der Leyen: Zemra ime është me popullin maroken

1694246104_ursula.jpg

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shprehur ngushëllimet e saj për viktimat e tërmetit në Marok, nga margjinat e samitit të G20-ës, e cila po zhvillohet në Indi.

“Zemra ime është me popullin maroken që u përball me tërmetin e tmerrshëm që mori qindra jetë mbrëmë”, shkroi von der Leyen në X, ish-Twitter.

Ajo u uroi shërim të shpejtë të plagosurve dhe vlerësoi punonjësit e emergjencës për "punën e tyre të admirueshme".

Ora 08:57
OKB e gatshme për të ndihmuar Marokun pas tërmetit 6.8 ballë

1694243393_lkjedsfs.jpg

Kombet e Bashkuara (OKB) janë të gatshme të ndihmojnë qeverinë marokene pas tërmetit të fuqishëm me magnitude 6.8 ballë që goditi vendin, njoftoi organizata të shtunën.

“Sekretari i Përgjithshëm ishte thellësisht i pikëlluar kur mësoi për tërmetin që goditi sot Marokun, i cili mori shumë jetë njerëzish”, tha në një deklaratë Stephane Dujarric, zëdhënëse e shefit të OKB-së.  

Dujarric tha se ata shprehin ngushëllimet e tyrepër viktimat dhe familjarët e tyre që humbën njerëzit e tyre të dashur. Gjithashtu, ajo tha se ata u urojnë shërim të shpejtë të lënduarve nga kjo fatkeqësi natyrore, raporton CNN.

“Sekretari i Përgjithshëm shpreh solidaritetin e tij me qeverinë dhe popullin e Marokut në këto kohë të vështira. Ai u drejton ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe uron shërim të shpejtë të lënduarve”, thuhet në deklaratë.

Ora 08:52
Scholz shpreh ngushëllimet e tij për viktimat në Marok

1692353378_scholz.jpg

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka shprehur ngushëllimet e tij për viktimat në Marok.

Ai ka postuar në rrjetin e tij social, X, ish-Twitter, i cili e quan tërmetin "shkatërrues".

"Ngushëllimi ynë shkon për të gjithë ata që janë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore", shkruan Scholz, i cili po merr pjesë në samitin e G20 në Indi këtë fundjavë.

Ora 08:49
Tërmet në Marok, rritet numri i viktimave shkon në 632

1694242127_632.jpg

Tërmeti i fuqishëm në Marok me magnitudë 6.8 ballë, sipas Televizionit të Marokut duke cituar ministrinë e brendshme, numri i viktimave ka arritur në 632 dhe 329 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas ministrisë, nga të plagosurit, 51 persona ishin në gjendje kritike pas tërmetit.

Gjithashtu edhe zona turistike Marrakesh është dëmtuar nga tërmeti.

Shumë banorë të Marrakesh, janë frikësuar dhe e kanë kaluar natën jashtë.

 

Ora 08:40
Pas tërmetit të fuqishëm, njerëzit e kalojnë natën jashtë, shfaqen të shtrirë dhe të mbështjellë me batanije në rrugët e Marrakeshit

1694241610_ddsok.jpg

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 ballë goditi Marokun qendror mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 me orën lokale, ku humbën jetën të paktën 296 persona.

Zona turistike është edhe Marrakesh, e cila është dëmtuar nga tërmeti, raporton BBC.

Shumë banorë të Marrakesh, janë frikësuar dhe e kanë kaluar natën jashtë.

Nga fotot e publikuara banorët shfaqen të mbështjellë me batanije dhe të ulur në sheshin e qytetit.

1694241735_llll.jpg

Ora 08:33
Tërmet në Marok, Meloni: Italia është në dispozicion për të ofruar mbështetje

1694241302_g.jpg

Pas tërmetit të fuqishëm në Marok, ku humbën jetën 296 persona, së fundmi ka reaguar edhe Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e cila shprehu ngushëllimet e saj për viktimat.

"Unë shpreh solidaritetin për kryeministrin, Aziz Akhannouch, me familjet e viktimave dhe me popullin maroken, duke demonstruar disponueshmërinë e plotë të Italisë për të mbështetur Marokun në këtë ngjarje", tha Meloni.

Kreu i qytetit të Talat N'Yaaqoub, Abderrahim Ait Daoud, i tha faqes marokene të lajmeve 2M se disa shtëpi në qytete u shembën dhe në disa vende u ndërpre energjia elektrike, raporton La Repubblica.

Autoritetet po punojnë për pastrimin e rrugëve dhe lejimin e kalimit të autoambulancave, por distancat e mëdha mes fshatrave i pengojnë ata.

Në videot e publikuara në mediat sociale, ndërtesat mund të shihen të kthyera në rrënoja dhe pluhur dhe pjesët e mureve që janë ngjyrë të kuqe të cilat janë mjaft të famshme për vendin turistik që rrethojnë qytetin e vjetër të Marrakech, një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s, janë dëmtuar.

Ora 07:52
Video/ Momenti i tërmetit, njerëzit vrapojnë të tmerruar në rrugë ndërsa shemben ndërtesat, gati 300 të vdekur

Një video e publikuar në twitter tregon momentin kur tërmeti me magnitudë 7 i shkallës Rihter goditi qytetin e Marrakeshit, një destinacion i njohur turistik rreth orës 23:00 me orën lokale.

Në video njerëzit vrapojnë të frikësuar dhe përpiqen ti shpëtojnë vdekjes ndërsa mbi koka u shemben ndërtesat.

Qyteti historik Marrakesh duket që është më i dëmtuari.  

Marrakesh - një qytet historik shumë i dashur nga turistët - duket se është goditur keq, me imazhe të rrënojave që dalin në rrugë dhe njerëz të detyruar të kampojnë jashtë. Pati edhe ndërprerje të energjisë elektrike. Njerëzit kanë mbetur të bllokuar nën ndërtesa të rrënuara dhe spitalet lokale janë plot.

Kancelari Gjermani dhe kryeministri indian kanë shprehur ngushëllime për viktimat.

Deri tani flitet për 300 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur. 

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 09/09/2023 10:00

    Rrac e keqe

    Përgjigju
    • Lploiu: 09/09/2023 17:54

      Bie termeti atje, s'bie tek ty o hale e keqe

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës