Thjerrëza me salcë dhe dafinë

Përbërësit:

  • 250 gr thjerrëza
  • 1 qepë e madhe
  • 2 thelpinj hudhër
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 lugë gjelle salcë domatesh
  • 1 gjethe dafine
  • 1 lugë çaji paprika (e ëmbël ose pikante)
  • 700 ml ujë ose lëng perimesh
  • Kripë, piper i zi sipas shijes

Përgatitja:

Shpëlajmë mirë thjerrëzat dhe i lëmë mënjanë. Në një tenxhere, ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën derisa të zbutet dhe të bëhet transparente. Shtojmë hudhrën dhe e përziejmë për disa sekonda, pa e djegur. Hedhim salcën e domates dhe paprikën, dhe e lëmë të marrë valë lehtë për 1–2 minuta. Më pas shtojmë thjerrëzat, gjethen e dafinës dhe ujin ose lëngun e perimeve. E lëmë gatimin të ziejë në zjarr mesatar për 25–30 minuta, derisa thjerrëzat të zbuten dhe salca të trashet. Në fund rregullojmë shijen me kripë dhe piper.