Tërmet i fuqishëm në Kroaci! Dëmtohet spitali dhe Katedralja e famshme, humb jetën nën rrënoja një 15-vjeçar (VIDEO-FOTO)
Një tërmet i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Kroaci, me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter. Epiqendra e këtij tërmeti ishte në Kasina 7 kilometra në veri të Zagrebit dhe fatmirësisht deri më raportohet për një 15-vjeçar të vdekur dhe disa të plagosur, por nuk dihet ende numri konkret.
Redaksia 22 Mars 2020, 09:03 | Përditesimi: 22 Mars 2020, 11:19
KROACI- Një tërmet i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Kroaci, me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter. Epiqendra e këtij tërmeti ishte në Kasina 7 kilometra në veri të Zagrebit dhe fatmirësisht deri më raportohet për një 15-vjeçar të vdekur dhe disa të plagosur, por nuk dihet ende numri konkret.
Njerëzit dolën në rrugë nga paniku, teksa për një moment pati edhe ndërprerje të energjisë elektrike, por që u rikthyer disa minuta më pas. Ndërtesa të dëmtuara, makina të shkatërruara nën rrënojat e ndërtesave dhe rrugë të bllokuara, si u shoqërua edhe me pas goditje, ndonëse në përmasa më të vogla, me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter.
Sipas mediave kroate është dëmtua edhe spitali Rebro dhe u raportuan disa vatra zjarri, por fatmirësisht pa pasoja tragjike. Dëme ka konsiderueshme ka pasur edhe një nga katedralet më të famshme në Zagreb. Tërmeti u ndje edhe në Bosnje Hercegovinë, Hungari, Slovveni dhe Austri dhe sipas mediave është ndër më të fuqishmit që është ndjerë ndonjë herë në vend.
Ky është një moment i vështirë për Kroacinë, e cila jo vetëm do të duhet të ringrihet nga ky tërmet, por edhe duhet të luftojë kundër koronavirusit, ku deri më tani janë konfirmuar pozitiv 206 persona dhe një viktimë.
Mire qe njerezimin e zuri belaja me koronavirusin por po i vjen havale edhe termeti.
Përgjigju