Tërmet i fuqishëm në Turqi, 35 persona përfundojnë në spital
Të paktën 35 persona janë hospitalizuar pas një tërmeti me magnitudë prej 5,1 ballësh të Rihterit, i cili këtë mëngjes goditi qarkun Samsat në provincën juglindore Adıyaman të Turqisë, konfirmoi ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Ahmet Demirca
Të paktën 35 persona kanë përfunduar në spital pas një tërmeti me magnitudë prej 5,1 ballësh të Rihterit, i cili këtë mëngjes goditi qarkun Samsat në provincën juglindore Adıyaman të Turqisë, konfirmoi ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Ahmet Demircan, raporton Anadolu Agency (AA).
"Pas tërmetit, 35 të lënduar u shtruan në spital. Asnjëri nuk është në rrezik jete", tha ministri Demiracan. Zyra e Emergjencave pranë qeverisë turke (AFAD) më herët deklaroi se tërmeti është regjistruar në ora 03:34 sipas kohës lokale në qarkun Samsat dhe epiqendra e tërmetit u regjistrua në një thellësi prej shtatë kilometrave nën sipërfaqen e tokës.
Ndërkohë, guvernatori Nurullah Naci Kalkancı konfirmoi se gjatë tërmetit janë dëmtuar një numër i ndërtesave të banimit dhe se departamentet relevante kanë filluar me punë për rehabilitimin e dëmeve të shkaktuara.
Termetin e mëngjesit të sotëm e kanë ndjerë edhe qytetarët e provincave fqinje Şanlıurfa, Gaziantep dhe Diyarbakır. "Disa objekte u dëmtuan. Ekipet e shpëtimit janë në terren dhe në orët në vijim do të kemi një pasqyrë më të saktë të pasojave të tërmetit", tha Sedat Sezik, zyrtar lokal në Samsat.
Pas tërmetit të mëngjesit të sotëm janë regjistruar mbi 40 dridhje të lehta në këtë rajon të Turqisë, me magnitudë nga 1 deri në 3,6 shkallë të Rihterit.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2955
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shef i NATO-s, Mark Rutte viziton sot Turqinë ku do takohet me Erdogan dhe Fidan! Nesër do të jetë në Athinë
25 Nëntor, 09:49
-
Mourinho telefonon Ronaldon, e fton të rikthehet në Evropë! Gati klubi i ri
22 Nëntor, 16:08
-
Tentoi të nxirrte rreth 30 mijë euro nga Kapshtica, nën hetim 50-vjeçari turk! Paratë iu gjetën të fshehura në çantë në kabinën e kamionit
21 Nëntor, 09:51
-
‘Po flirton me Erdoganin dhe Ramën’, Mitsotakis përjashton nga partia Demokracia e Re ish-kryeministrin Samaras
16 Nëntor, 16:49
-
Dëmtimi i Rey Manaj, reagon Sivasspor: Shqipëria e dinte gjendjen, duhen 4-6 javë rikuperim
14 Nëntor, 12:44
-
Skandal me bastet sportive në Turqi, mediat: Grupet kriminale blenë ekipe edhe në Shqipëri për trukimin e rezultatit
12 Nëntor, 19:17
-
Lufta/ Turqia mohon dërgimin e naftës në Izrael
11 Nëntor, 15:09
-
Fundi tragjik i lidhjes së dashurisë mes Sami Frashërit dhe aktores Mari Karyan! Historia e panjohur e dijetarit shqiptar: Bukuroshja e famshme e Stambollit vdiq gjatë abortit pasi…
11 Nëntor, 08:45
-
Turqia dëbon nga territori i saj 325 shtetas afganë
10 Nëntor, 16:06
-
Erdogan: Shpresoj që Trump do t’i thotë Izraelit ta ndalë luftën
8 Nëntor, 13:37
-
Dëmtim fatal, Mauro Icardi mbyll sezonin me Galatasarayn
8 Nëntor, 12:48
-
VIDEO/ Autograf nga Ernest Muçi, tifozja e Besiktas 'shpërthen' në lot
7 Nëntor, 15:20