Tërmet në FIFA, pranga 6 zyrtarëve
për korrupsion, Blatter jo i përfshirë

Tërmet në FIFA, pranga 6 zyrtarëve<br />për korrupsion, Blatter jo i përfshirë
ZVICËR - Tërmet në FIFA vetëm dy ditë nga zgjedhjet presidenciale. Ka shpërthyer një skandal i madh korrupsioni ku në Zyrih janë arrestuar 6 drejtues të lartë, te cilët akuzohen për pastrim të parave, korrupsion dhe mashtrim gjatë 20 viteve të fundit. Në total janë 14 zyrtarë që janë nën hetim

Mëngjesin e sotëm autoritet zvicerane kanë bërë një aksion blic në një hotel ku po zhvillohet takimi vjetor i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit.

Akuzat ndaj drejtuesve të lartë kanë të bëjnë me garat për të fituar të drejtën e organizimit të Kupave të Botës veçanërisht të viteve 2018 dhe 2022 dhe akorde marketing dhe të drejtash televizive.

Presidenti Sepp Blatter është nën hetim por jo i akuzuar drejtpërdrejtë. I gjithë hetimi ka nisur në SHBA dhe pritet edhe ekstradimi i 14 zyrtarëve në Brooklyn në New York.

Akuzat për korrupsion kanë të bëjnë me 20 vitet e fundit. Zyrtarët e FIFA dyshohen për ryshfet me vlerë 100 milionë Dollarë. 

Për vite me radhë FIFA është nën hetim nga FBI por presidenti Blatter i ka mohuar akuzat. Edhe vete Blatter është nën hetim nga FBI.

Kjo është një goditje për këtë institucion që vjen vetëm tre ditë përpara zgjedhjeve presidenciale ku i vetmi sfidant i Blatter është Princi i Jordanisë Ali Bin Al-Hussein .

Mes të akuzuarve është edhe Jeffrey Webb një nga zëvendës presidentët e Komitetit Ekzekutiv në FIFA.Vetëm pak orë pas arrestimeve më anë të zëdhënësit Ëalter De Gregorio, FIFA ka bërë me dije se do bashkëpunojë me autoritet amerikane.”FIFA është viktimë në këtë çështje dhe interesi jonë është që dyshimet të sqarohen. Blatter nuk është i përfshirë dhe zgjedhjet do mbahen normalisht ashtu si Botërorët e viteve 2018 dhe 2022 do luhen sipas parashikimeve” përfundon sqarimi i Fifas.


  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja me Italinë/ 'La Repubblica': Të mërkurën pritet të niset anija e parë me emigrantë drejt Gjadrit, por mund të jetë edhe udhëtimi i fundit! Çfarë mund të ndodhë?

Marrëveshja me Italinë/ 'La Repubblica': Të mërkurën pritet të niset anija e parë me emigrantë drejt Gjadrit, por mund të jetë edhe udhëtimi i fundit! Çfarë mund të ndodhë?