Tërmet në Itali, letra e zjarrfikësit:
Na fal, erdhëm me vonesë

Tërmet në Itali, letra e zjarrfikësit:<br />Na fal, erdhëm me vonesë
Përshëndetje vogëlushe! Më vjen keq  që mbërritëm vonë. Erdhëm, por për fat të keq ti kishe pushuar së marri frymë. Dua t’a dish që atje lart ku je tani, se ne bëmë gjithçka për të të nxjerrë nga aty. Kur të kthehem në shtëpinë time në L'aquila e di që një zemër e vogël do më shikojë nga larg dhe natën një yll do ndriçojë.

 Edhe pse nuk më njohe kurrë, unë të dua shumë. Andrea!”
.

Kjo është letra që një zjarrfikës me emrin Andrea e ka lënë mbi arkivolin e së voglës Giulia, e cila humbi jetën pasi iu shemb shtëpia nga tërmeti në Pescara del Tronto. Kjo provincë ishte një ndër më të goditurat nga tërmeti fatal i 24 Gushtit.

Nëna e Giulias mbërriti sot me barrelë nga spitali për t’i dhënë lamtumirën së bijës 8 vjeç. Askush nuk mund të ngushëllonte nënën e cila humbi vajzën. Shumë lule për të dhe motrën e saj.

1

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim grupin me 11 persona, mes tyre Erzen Breçani e Dedan Gjoni

SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim grupin me 11 persona, mes tyre Erzen Breçani e Dedan Gjoni