Tërmet në Ersekë gjatë natës me magnitudë 4.4 rihter! Qytetarët dalin nga banesat: S'kemi dëme, po u trembëm shumë

KORÇË- Lëkundje tërmeti janë ndjerë gjatë natës në qytetin e Ersekës, kryesisht në disa fshatra të zonës. Lëkundjet nuk kanë qenë shumë të forta, por kanë qenë të shpeshta dhe kanë krijuar panik tek banorët e zonës dhe disa prej tyre kanë dalë nga banesat.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Mollas në Ersekë dhe magintuda më e madhe ka qenë 4.4. lëkundjet janë nisur gjatë natës dhe kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit. Sipas IGJEUM janë ndjerë mbi 20 paslëkundje. Lëkundjet e tërmeteve janë ndjerë edhe në Konispol. Për Report Tv qytetarët janë shprehur se e kanë kaluar natën jashtë, pasi kishte shume pasgoditje.

Një qytetar nga Korça, telefoni në emisionin Shtypi i Ditës dhe Ju në Report Tv dhe tha se lëkundjet nuk qenë të forta, por për shkak se kanë qenë të shpeshta i ka zënë paniku dhe kanë mbetur pa gjumë. Ekipi i emergjencave pritet që të zbresë në terren për të bërë një inspektim të zonës, nëse ka pasur dëme apo jo, duke pasur parasysh edhe vjetërsinë e ndërtesave në zonë.

Një tërmet është regjistruar edhe në Janinë të Greqisë rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm. Lëkundjet janë ndjerë edhe në jug të Shqipërisë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:42
Tërmeti në Ersekë, qytetarët e kalojnë natën jashtë: Dëme s’ka por jemi trembur! Kishte shumë pasgoditje

 

Një tërmet me magnitudë 4.4 ka tronditur qytetin e Ersekë. Për Report Tv ato janë shprehur se janë trembur shumë nga tërmeti dhe se kanë kaluar natën jashtë nga frika e goditjeve të tjera.

“Tërmeti ra në 3 pa çerek të natës. Kemi ndejtur natën jashtë, me zjarr ndezur në oborr. Dëme s’ka këtu por jemi trembur. Dëme të vogla, vetëm gëlqere ka rënë. Unë rri në pallat, në shtëpi private nuk e di. E tundi shume e tundi, jemi trembur”.- u shpreh një grua.

‘Thonë ka qenë 4.7 por se di mirë, por ne u tremben, kemi ndejtur zgjuar, këtu jashtë ndezëm zjarre.’- tha një banor tjetër.

‘Tronditje shume, ne 3 pa çerek dhe disa paslëkundje të vogla, deri tani paslëkundje. Shumica e njerëzve këtu kanë ndenjur (jashtë). Jo dëme ne banesa s’kemi, veç kemi frike.’- u shpreh një banor.

‘Në një familje në katin e 5-të të pallatit, thonë që janë thyer qelqurina, unë vetë s’kisha dëme.’- tha një banor tjetër.

‘E ndjemë shumë, u tronditëm, jam me tension të lartë akoma. Dolëm jashtë, qëndruan fëmijët në makina dhe ne jashtë. Dy plasaritje të vogla në kuzhinë, edhe nga shkolla thonë që ka plasaritje.’- u shpreh një banore.

‘Pati lëkundje të forta, jetojmë në pallat. Dëme s’kemi në pallate, por në këto objektet e tjera, është një magazinë që ka rene muri.’- tha një tjetër banor.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion