Një tërmet ka rënë në kufirin mes Kosovës e Maqedonisë por lëkundjet janë ndier edhe në Shqipëri. Lëkundjet e tërmetit prej 5.2 ballësh të shkallës rihter kanë zgjatur rreth 5-6 sekonda, që kanë mjaftuar për të lëkundur tokën dhe për ta ndier njerëzit. Nga Klinikat e Shkupit bëhet e ditur se mbi 50 veta janë plagosur si pasojë e këtij tërmeti.  

Nga Klinika për Kirurgji theksuan se shumica e qytetarëve janë pranuar në klinikën e tyre, dhe se ata kanë marrë lëdnime gjatë ikjes nga shtëpitë e tyre. Po ashtu një pjesë e madhe ka përjetuar tronditje psiqike, sidomos ata nëpër banesat shumëkatëshe.

Në vijë ajrore Dibra është rreth 120 km nga epiqendra ndërsa rrugë tokësore 200 km. 

 Lëkundjet sizmike janë regjistruar rreth 7 km në lindje të Shkupit.