Sali Berisha, i konsideruar si pika vendimtare e mbështetjes së Lulzim Bashës në PD, befas ka shpërthyer ndaj pasardhësit të tij. Gjatë një interviste për gazetarin Çim Peka, Berisha ka kritikuar listat për deputetë, duke pohuar se ato ishin listat e Bashës dhe jo të Partisë Demokratike.
Në këtë kuadër, Berisha shtoi se Basha ka përgjegjësinë më të madhe personale për humbjen. Berisha tha gjithashtu se largimi i eksponentëve të rëndësishëm në PD nga Lulzim Basha ishte i pamotivuar.
“Absolutisht, unë e kam theksuar që atëherë që unë do të kisha bërë një listë krejtësisht tjetër. I kam konsideruar dhe i konsideroj të pamotivuara largimet e disa eksponentëve të rëndësishëm të PD-së nga lista. Kam theksuar që atëherë se kjo është listë e kryetarit, për herë të parë në historinë e Partisë Demokratike. Lista janë të partisë, kjo realisht ka qenë listë e kryetarit se nuk kaloi në forumet e partisë. Dhe nëse kjo listë fiton unë kam deklaruar se do ta duartrokasim në mënyrë të zjarrtë. Nuk jam paragjykues. E kam thënë atëherë që nëse fiton do ta përshëndesim në mënyrë të zjarrtë. Po humbi, ka përgjegjësinë më të madhe personale”, ka theksuar Berisha.
PD në armiqësi
Sali Berisha i cilësoi si të papranueshme përjashtimet figurave kryesore të PD. Sipas tij, përjashtimet ishin personale të Bashës. Në këtë kuadër, Berisha pohoi se PD është në armiqësi. “Edhe një herë e theksoj se kjo është listë e kryetarit të PD-së. As nuk do të më shkonte ndërmend që unë të bëja një listë si kjo. Por duhet të dimë një gjë, se çdo njeri bën listën që mendon. Problemi thelbësor i kësaj liste është që kjo nuk kaloi në forumet e partisë, gjë që nuk ka ndodhur dhe nuk mund të ndodhë më kurrë dhe s’duhet të ndodhë. Çfarë ndodh sot? Ka një armiqësi shumë të egër dhe që uroj të zbutet, për faktin se kryetari e mori përsipër të gjithë përgjegjësinë. Ata nuk i hoqi partia dhe forumet e partisë, se ata ndoshta mund dhe të hiqeshin nga forumet e partisë, nuk e dimë këtë, por ata i hoqi personalisht kryetari. Në këtë rast cili është apeli im për ta? Apeli im është, dakord, ky është një gabim për mua i papranueshëm që ju jeni hequr nga listat pa forumet”, tha Berisha.
Tradhtia në grup
Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur edhe tek debatet në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar të PD për rrjedhjen e votave në favor të Gramoz Ruçit. “Pak a shumë korrekt, përveç interpretimeve absurde. Ai ishte një diskutim në mbledhje të grupit, nga më të rëndomtit. Ishte bërë një deklaratë, dy deklarata më saktë. Një deputet tha që “unë kam bindje", dhe unë ja besoj plotësisht. A mund ti thuash gjë tjetrit kur thotë se unë kam bindje? Si thua dot. Unë kam bindje tha se kanë ngatërruar numrat. Dhe unë i besoj plotësisht se ai ka bindjen. Ky variant krijonte një problem. Sepse e zhvendoste çështjen nga ata që tradhtuan tek Ulsi Manja dhe komisioni. Por ne nuk mund ta zhvendosim fokusin nga ata që na tradhtuan”, u shpreh Berisha.
Basha, këshilltarë mizerabël
Sali Berisha tha se Lulzim Basha ka këshilltarë mizerabël elektoralë, ndërsa analizoi humbjen e PD. “Çfarë ndodhi? Për mua ndodhi fataliteti. Edi Rama me mjeshtri diabolike filloi, përvetësoi marrëveshjen dhe hapi në të katër anët e Shqipërisë me çdo gjë edhe me militantë të thjeshtë se “ne do të bëjmë koalicion". Këtu kryetari i PD-së u tregua i vonuar. Nuk e kuptoi që kjo ishte një puthje fatale për ne. Çfarë ndodhi në pollin tjetër. Jo vetëm rënia me 6%, por diçka shumë më e rëndë. U rritën nga 26.7 në 34.6 ata që nuk do të votonin. Pra blloku kryesisht militant i PD-së na u largua nga fushata. Ju po bëni koalicion, ne nuk kemi më punë me ju. Militantët janë aq sa janë jetik për fitoren aq janë dhe të hiperndjeshëm dhe pastaj, kur menduan se kjo mund të ndodhte, thanë ne s’kemi punë me këtë fushatë sepse ne mbajtëm çadrën 90 ditë, etj., ndërsa ata po bëjnë koalicionin. Ata nuk janë dakord me koalicionin. Kështu që u rrit në mënyrë paradoksale bojkoti i zgjedhjeve. Të ngrohje këta 10 % duhej ti hyje detit në këmbë. Mund të bëhej, por ishte shumë vështirë. Lulzim Basha kishte këshilltarë mizerabël elektoralë, mizerabël”, pohoi Berisha.
PD në armiqësi
“Ka një armiqësi shumë të egër dhe që uroj të zbutet, për faktin se kryetari e mori përsipër të gjithë përgjegjësinë. Ata nuk i hoqi partia dhe forumet e partisë, se ata ndoshta mund dhe të hiqeshin nga forumet e partisë, nuk e dimë këtë, por ata i hoqi personalisht kryetari”.
Ajo nuk ishte lista e PD, por lista Basha. Disa perjashtime jane te papranueshme.
Sali Berisha në intervistën e tij për Çlirim Pekën, ka thënë se Rama është treguar politikan dhe ia ka hedhur Bashës me marrëveshjen e 18 majit.
Një pikëpyetje e madhe është takimi i gjatë i Lulzim Bashës me Edi Ramën, mbi 3 orë. Deri në këtë moment është një takim jo transparent. A ju ka thënë Lulzim Basha, a është konsultuar me ju, para apo pas takimit se çfarë ka biseduar. Ju a jeni në dijeni se cila është marrëveshja afatgjatë, sepse Rama flet për marrëveshje afatgjatë. Deri ditën e zgjedhjeve keni thënë që është një marrëveshje uin-uin.
Po e kam thënë dhe e saktësoj se çfarë ishte. E kam thënë me bindje të thellë. Së pari, a më ka thënë Lulzim Basha që do të bëj takimin?
Absolutisht jo, por jam i bindur në mënyrë të prerë se ai nuk ka shkuar atje i paralajmëruar se do të bëjë takimin sepse Edi Rama nga Elbasani tha se nuk po marr pjesë. Nuk di të kenë komunikuar, nuk kam pasur dijeni. Pas takimit më ka thënë dhe për hapin e tij për të pranuar çfarë ishte kërkuar dhe pak më shumë biles.
Në rrafshin politik ajo ishte në vlerësimin tim një fitore e shkëlqyer. Nëse në atë kohë nuk e kam shprehur me termat e forta për arsye elektorale, unë tani e them: Ajo ishte një fitore e shkëlqyer e Lulzim Bashës.
Sepse të arrije, t’ia rrëzoje gjysmën e qeverisë kryeministrit, tejkaloje çdo lloj parashikimi dhe ishte një fitore në rrafshin ndërkombëtar sepse e gjithë bota e mori vesh që ajo çadër pati kazus të drejtë dhe se ngadhënjeu kauza e çadrës. Kjo ishte. Nga ana tjetër e kam thënë dhe e them, Edi Rama shpëtoi lëkurën e vet dhe aty bëri mirë. Pavarësisht se ai për mua është ashtu siç është, përsëri ai aty tregoi një kuant politikani dhe shpëtoi lëkurën e tij. Ky ishte vlerësimi.
Marrëveshja, ky sukses i madh u kthye në të kundërt nga Edi Rama, ky ishte problemi. Ai mori të gjitha avantazhet e marrëveshjes.
Ai paraqiti atë si një sukses të vetin, e paraqiti atë si një mëshirë për një djalë të mirë si Lulzim Basha dhe marrëveshjes nuk iu bë avokatia në mënyrën e duhur nga Lulzim Basha.
Nga aftësia e Edi Ramës, apo paaftësia e Lulzim Bashës?
Kaq mund të them, që Edi Rama me një diabolizëm të pafund, përvetësoi marrëveshjen dhe Lulzim Basha nuk e bëri dot avokatinë e saj.
Pjesë nga intervista e Berishës
"Absolutisht, unë e kam theksuar që atëherë që unë do të kisha bërë një listë krejtësisht tjetër. I kam konsideruar dhe i konsideroj të pamotivuara largimet e disa eksponentëve të rëndësishëm të PD-së nga lista. Kam theksuar që atëherë se kjo është listë e kryetarit, për herë të parë në historinë e Partisë Demokratike. Lista janë të partisë, kjo realisht ka qenë listë e kryetarit se nuk kaloi në forumet e partisë. Dhe nëse kjo listë fiton unë kam deklaruar se do ta duartrokasim në mënyrë të zjarrtë. Nuk jam paragjykues. E kam thënë atëherë që nëse fiton do ta përshëndesim në mënyrë të zjarrtë. Po humbi, ka përgjegjësinë më të madhe personale.
Edhe një herë e theksoj se kjo është listë e kryetarit të PD-së. As nuk do të më shkonte ndërmend që unë të bëja një listë si kjo. Por duhet të dimë një gjë, se çdo njeri bën listën që mendon. Problemi thelbësor i kësaj liste është që kjo nuk kaloi në forumet e partisë, gjë që nuk ka ndodhur dhe nuk mund të ndodhë më kurrë dhe s’duhet të ndodhë. Çfarë ndodh sot? Ka një armiqësi shumë të egër dhe që uroj të zbutet, për faktin se kryetari e mori përsipër të gjithë përgjegjësinë. Ata nuk i hoqi partia dhe forumet e partisë, se ata ndoshta mund dhe të hiqeshin nga forumet e partisë, nuk e dimë këtë, por ata i hoqi personalisht kryetari. Në këtë rast cili është apeli im për ta? Apeli im është, dakord, ky është një gabim për mua i papranueshëm që ju jeni hequr nga listat pa forumet.
Pak a shumë korrekt, përveç interpretimeve absurde. Ai ishte një diskutim në mbledhje të grupit, nga më të rëndomtit. Ishte bërë një deklaratë, dy deklarata më saktë. Një deputet tha që “unë kam bindje", dhe unë ja besoj plotësisht. A mund ti thuash gjë tjetrit kur thotë se unë kam bindje? Si thua dot. Unë kam bindje tha se kanë ngatërruar numrat. Dhe unë i besoj plotësisht se ai ka bindjen. Ky variant krijonte një problem. Sepse e zhvendoste çështjen nga ata që tradhtuan tek Ulsi Manja dhe komisioni. Por ne nuk mund ta zhvendosim fokusin nga ata që na tradhtuan.
Çfarë ndodhi? Për mua ndodhi fataliteti. Edi Rama me mjeshtri diabolike filloi, përvetësoi marrëveshjen dhe hapi në të katër anët e Shqipërisë me çdo gjë edhe me militantë të thjeshtë se “ne do të bëjmë koalicion". Këtu kryetari i PD-së u tregua i vonuar. Nuk e kuptoi që kjo ishte një puthje fatale për ne. Çfarë ndodhi në pollin tjetër. Jo vetëm rënia me 6%, por diçka shumë më e rëndë. U rritën nga 26.7 në 34.6 ata që nuk do të votonin. Pra blloku kryesisht militant i PD-së na u largua nga fushata. Ju po bëni koalicion, ne nuk kemi më punë me ju. Militantët janë aq sa janë jetik për fitoren aq janë dhe të hiperndjeshëm dhe pastaj, kur menduan se kjo mund të ndodhte, thanë ne s’kemi punë me këtë fushatë sepse ne mbajtëm çadrën 90 ditë, etj., ndërsa ata po bëjnë koalicionin. Ata nuk janë dakord me koalicionin. Kështu që u rrit në mënyrë paradoksale bojkoti i zgjedhjeve. Të ngrohje këta 10 % duhej ti hyje detit në këmbë. Mund të bëhej, por ishte shumë vështirë. Lulzim Basha kishte këshilltarë mizerabël elektoralë, mizerabël".
Redaksia Online
D.Ç/Shqiptarja.com