"Tërmet" në PS, Doshi luftë 
Ramës, do Bashkinë Shkodër
EDITORIAL mbi kërcënimin e Doshit
Biseda me Kokëdhimën

Ramës, do Bashkinë Shkodër
EDITORIAL mbi kërcënimin e Doshit
Biseda me Kokëdhimën">
TIRANE - Kriset marrëdhënia mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit socialist Tom Doshi i cili nga sot i ka shpallur “luftë” kryesocialistit. Deputeti i Shkodrës Tom Doshi e konsideroi shefin e qeverisë mosmirënjohës pasi sipas tij jo vetëm nuk ka mbajtur premtimet e dhëna ndaj qytetarëve, por ka krijuar lidhje nepotike në një vit e gjysmë. 

....
Deklarata edhe më të forta ka dhënë deputeti socialist Tom Doshi, sot  ndërsa dilte nga salla e Parlamentit ku mbahej seanca e kësaj të enjteje. Me një fjalor mjaft të ashpër ndaj kryeministrit dhe mazhorancës, deputeti socialist i Shkodrës deklaroi “luftë” të hapur me kreun e qeverisë.  Doshi u kujdes të theksojë se e gjithë “revolta” e tij nuk është aspak personale ndaj kryeministrit, por lidhet me premtimet e pambajtura, sa i përket korrupsionit apo përkeqësimit sipas tij të situatës ekonomike në vend. Doshi e ka cilësuar më tej Ramën “mosmirënjohës dhe bukëshkelës” përballë kontributit të tij 10-vjeçar dhe fitoret që i ka dhënë socialistëve në Shkodër. “Rama do ta shikojë në zgjedhjet lokale”, tha Doshi.

“Ne premtuam fushatë për ujitjen për çdo bimë, ndërkohë në Shkodër nuk kanë ujë me pi. Unë i kam thënë që “nuk vi më për fushatë me ju kërku më votat në Shkodër nëse nuk vendoset ujësjellësit deri në zgjedhjet e ardhshme. Do i them Ramës që sot e mbrapa nuk ka më paqe mes meje dhe tij, dhe do shikojmë kush është i humbur nga kjo luftë. Kur të flas unë më tepër do t’i dridhen themelet mazhorancës dhe qeverisë. Do të jem pjesë e grupit, unë përfaqësoj elektoratin e Shkodrës, kam 10 vjet në politikë, kam drejtuar të gjitha zgjedhjet dhe dihen fitores e mazhorancës. Rama është mosmirënjohës, bukëshkelës për mua dhe ata që e votuan në Shkodër, do ta shikojë në zgjedhjet lokale. Tash sa ka filluar lufta mes meje dhe tij, nuk kam gjë personale me të, flas në emër të bazës. Pakënaqësia e popullit tij,  ekonomia është me keq se në kohën e Berishës. Po pasurohen një grup njerëzish rreth vetes. Do të jem një kritik më aktiv sesa kam qenë në opozitë”, u shpreh Doshi perballe gazetareve.
 
Doshi: Me mua s'e ka fituar betejen Berisha, jo me Rama
Doshi paralajmëroi se Rama nuk do ta këtë të thjeshtë luftën me të, por deputeti i majtë mohoi të ketë lidhje me ish-kryeministrin  Berisha. 

"Nuk kam lidhje me zotin Berisha, e din Rama që dhe Berisha dhe Topalli nuk kanë fituar me mua, jo më Edi Rama. Lufta brenda llojit është si kanceri që nuk gjen shërim", u shpreh Doshi.

I druheni përjashtimit nga grupi? Unë kërkoj transparencë nga Edi Rama se ka premtuar që nuk do ketë korrupsion, lidhje nepotike të cilat për 1 vit e gjysëm kanë kaluar 4 vjetëshin e parë të Berishës.

Pretendimet
Deputetë të Partisë Socialiste dhe kolegë të Tom Doshit bëjnë me dije për “Shqiptarja.com” se pretendimi kryesor i tij lidhet me refuzimin që kryeministri Rama i ka bërë propozimit të tij për kandidatin e PS-së si kryebashkiak në Shkodër. Doshi ka kërkuar që PS në Shkodër të kandidojë me kryetarin e Komunës Rrethina, Luan Harusha, bashkëpunëtor i tij. Deputetë të Shkodrës bëjnë me dije se prej kohësh Doshi është vetëcilësuar si drejtues i gjithçkaje në Shkodër ndaj edhe refuzimi i Ramës justifikon sjelljet e tij në parlament.

Mandati
Gjestet kërcënuese të bëra ndaj kryeministrit Rama mund të çojnë deri në një vendim brenda rradhëve të PS-së për heqjen e mandatit të deputetit Tom Doshi. Burime pranë kësaj force politike bëjnë me dije se është ende herët për të folur për një vendimmarrje konkrete, pasi palët janë ende duke biseduar mes tyre. Ndërkohë që vetë Doshi deklaroi se nuk i druhet një përjashtimi të mundshëm nga rradhët e PS-së. Sipas tij, garat elektorale të së shkuarës e kanë treguar hapur mbështetjen e elektoratit ndaj tij, ndaj edhe mundësia e një përjashtimi nuk e tremb.

Ruçi, shansi i fundit në PS që mund të bindë Doshin
Kryetari i grupit të PS-së Gramoz Ruçi është emri i vetëm që socialistët mendojnë se do të mund të bindë deputetin Tom Doshi të tërheqë deklaratat e tij tejet kritike dhe të ndryshojë qëndrim. Burime nga selia rozë bëjnë me dije se, pavarësisht një pasiviteti të treguar dje në seancë plenare, Ruçi do të jetë i besuari i Ramës për uljen e tensioneve me deputetin e Shkodrës, katër muaj para zgjedhjeve. Ruçi ka qenë personi që ka debatuar ashpër me deputetin Doshi edhe në mbledhjen e grupit ditën e martë, kur deputeti i Shkodrës nuk i kurseu kritikat për kryeministrin Rama dhe ministrat e kabinetit të tij. Kreu i grupit parlamentar Ruçi është vazhdimisht në kontakt me deputetin e Shkodrës dhe deputetë të tjerë, të cilët vonohen apo nuk janë pjesë e seancave plenare sa herë që janë në votim vendime të rëndësishme të qeverisë.

Stërkaj: Takimi me Ramën për performancën e qeverisë, nuk pati debat
Kjo nuk është hera e parë që deputeti Tom Doshi artikulon akuza të tilla kritike ndaj qeverisë. Më herët ai kërkoi ndryshime në kabinetin qeveritar, pasi sipas tij, “ministrat janë konsumuar”.

Pas akuzave të Tom Doshit të deklaruara edhe gjatë mbledhjes së tensionuar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste të martë, Rama thirri të mërkurën rreth 20 deputetë në kryeministri. Sipas burimeve për A1Report, Rama i ka kërkuar deputetëve të angazhohen më shumë në procesin e zgjedhjeve vendore të 21 qershorit.  Mësohet se Rama u ka kërkuar mbështetje për të arritur drejt fitores, njëjtë sic ai i mbështeti para dy vitesh.

Në një prononcim për gazetarët në ambientet e jashtme të Kuvendit, deputeti socialist Paulin Stërkaj foli për takimin me Ramën:

“Jemi takuar me kryeministrin për performancën e qeverisë nuk u fol, nuk pati debat. Ne jemi deputetë, nuk jemi ministra, e kemi pasur këtë takim historikisht, ishte takim normal dhe i radhës. Ne i kemi dhënë votëbesimi n kryeministrit dhe qeverisë ndryshime t i sheh vetë ai. Ne në vazhdimësi bëjmë mbledhje grupi, problemet që kemi i themi aty. Është si një familje, edhe brenda saj nuk mund të thuash që nuk ka probleme”, tha Stërkaj.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS