Tërmet politik në lindje të Gjemanisë/ Partia e ekstremit të djathtë fiton për herë të parë në zgjedhje rajonale

Tërmet politik në lindje të Gjemanisë/ Partia e ekstremit të djathtë fiton për herë të parë në zgjedhje rajonale

Kreu i AfD për Saksoninë, Jörg Urban

Partia e djathtë ekstreme gjermane, Alternativa për Gjermaninë, AfD sipas rezultateve paraprake ka dalë fituese në zgjedhjet për parlamentin e landit në Tyringi me 32,8% të votave pasuar nga CDU me 23,6 % të votave. Në Saksoni CDU me kryeministrin Michael Kretschmer arrin të fitojë zgjedhjet e landit me 31,9% të votave, sipas rezultateve paraprake.

Kancelari Scholz i cilësoi "të hidhura" rezultatet e zgjedhjeve në lande. Partitë demokratike duhet të formojnë koalicione pa ekstremistët e djathtë, tha Scholz.

"Vendi ynë nuk mund dhe nuk duhet të mësohet me këtë. AFD e dëmton Gjermaninë. Ajo dobëson ekonominë, përçan shoqërinë dhe shkatërron emrin e vendit tonë."

AfD dëshiron të formojë qeverinë në Tyringi. Kështu u shprehBashkë-kryetari i partisë, AfD, Tino Chrupalla, tha në kanalin televiziv gjerman ZDF, se fitorja e AfD-së është një "mandat i qartë" për të formuar qeverinë.

"Kjo është ajo çka e bën demokracinë," shtoi ai.

Chrupalla gjithashtu deklaroi se partia e tij është e gatshme të bisedojë me të gjitha partitë e tjera.

"Për ata që duan të jenë të besueshëm në politikë... dhe duan të marrin në konsideratë zërin e votuesve, nuk do të ketë më politikë pa AfD-në," tha ai.

Formimi i një qeverie si në Tyringi, ashtu edhe në Saksoni, pritet të jetë i vështirë. Deri tani të gjitha partitë e tjera kanë thënë se nuk duan të bashkëpunojnë me AfD. Një parti që ndoshta mund të ketë shans të hyjë në qeverisje është Aleanca Sahra Wagenknecht (BSW)e cila në të dy landet ka dalë e treta dhe me një rezultat dyshifror.

Test për zgjedhjet federale në vitin 2025

Partitë e koalicionit të qendrës së majtë të kancelarit socialdemokrat Olaf Scholz në zgjedhjet e Saksonisë dhe Tyringisë dolën të dobësuara. Socialdemokratët mbetën në nivel njëshifror në të dy landet. Të Gjelbrit dhe liberalët (FDP) kanë pësuar humbje drastike në të dy landet, megjithëse në Saksoni ata mbeten ende në parlament, kurse në Tyringi nuk e kanë kapur dot pragun e nevojshëm prej pesë për qind.

Zgjedhjet parlamentare në Saksoni dhe Tyringi, si edhe në landin tjetër gjermnolindor, Brandenburg (më 22 shtator) konsideroheshin si test për zgjedhjet e ardhshme për parlamentin federal, në vitin 2025.DW

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë

U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë