Rreth 500 familje në qarkun e Elbasanit përfitojnë kompensimin nga dëmtimet nga tërmeti dhe rrëshqitjet.

Lajmi u bë i ditur në një takim të realizuar në prefekturë me përfaqësues nga  Cërriku, Belshi dhe Peqini.

Në këtë takim ishte i pranishëm i dërguari i PS-së për qarkun Taulant Balla. Në fjalën e tij deputeti Balla u shpreh se qeveria Rama i mban premtimet dhe se të gjithë banorët e dëmtuar do të kompensohen.
 
Sipas të dhënave, aktualisht procedura e kompensimit ka nisur dhe do të përfundojë brenda një kohe të shkurtër. Shumë familje kanë vite që e presin kompensimin pasi kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme në banesa dhe tokë bujqësore. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)