Tërmetet në Siri e Turqi, shkon në mbi 46 mijë numri i viktimave! Përfundojnë operacionet shpëtimit, vijojnë vetëm në dy zona! SHBA 100 mln $ ndihmë shtesë

13 ditë pasi tërmetet shkatërruese goditën Turqinë dhe Sirinë, më shumë se 46,000 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 84,000 ndërtesa ose janë dëmtuar. Ndërkohë ekipet e shpëtimit janë ende duke gjetur të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruar. Ekipet e shpëtimit në Turqi kanë nxjerrë të gjallë nga rrënojat tre persona, përfshirë një fëmijë,13 ditë pasi një tërmet masiv mori dhjetëra mijëra jetë. 

Përpjekjet e shpëtimit në Turqinë e goditur nga tërmeti përfundojnë sot, gati dy javë pasi tërmetet vdekjeprurëse - 7.8 ballësh dhe 7.5 ballësh - goditën Turqinë dhe Sirinë. Si pasojë e këtyre tërmeteve, më shumë se 46.000 njerëz - 41.044 në Turqi dhe 4.966 në Siri - kanë mbetur të vdekur.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do ta vizitojë të dielën Turqinë, dhe do të diskutojë se si Uashingtoni mund ta ndihmojë më tej Ankaranë, teksa ajo po përballet me pasojat e tërmetit. Kombet e Bashkuara janë duke u kërkuar vendeve anëtare që të kontribojnë me 1 miliard dollarë për t’iu ndihmuar miliona njerëzve të prekur nga tërmeti në Turqi, ndërsa 400 milionë dollarë për të ndihmuar sirianët.

Gjithashtu, Kryqi i Kuq ka bër thirrje për mbi 700 milionë dollarë ndihmë për viktimat e tërmeteve vdekjeprurëse që goditën Turqinë dhe Sirinë. Javën e kaluar, Kombet e Bashkuara ndanë një shumë prej 397 milionë dollarësh për të ofruar “ndihma dëshpërimisht të nevojshme për gati 5 milionë sirianë” për tre muajt e ardhshëm.

Deri në marrëveshjen e 13 shkurtit midis OKB-së dhe Qeverisë siriane të presidentit Bashar Assad, ndihmat ishin lejuar të dërgoheshin vetëm në një zonë përmes një kalimi të vetëm kufitar me Turqinë, ose përmes territorit qeveritar. Presidenti Assad ra dakord të hapë dy pika të reja kalimi nga Turqia në veriperëndim të vendit të kontrolluar nga rebelët për të ofruar ndihma dhe pajisje të nevojshme për miliona viktima të tërmetit.

Vendkalimet në Bab Al-Salam dhe Al Rae do të jenë të hapura për një periudhë fillestare prej tre muajsh. Më 6 shkurt, Turqia dhe Siria u goditën nga tërmete prej 7.8 dhe 7.5 ballësh, që u pasuan me qindra dridhje të tjera të tokës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:44
Tërmeti/ Blinken mbërrin në Turqi, ofron 100 mln dollarë ndihmë humanitare

1676825083_ffh.JPGSekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mbërriti të dielën në Turqi për një vizitë zyrtare. Ai zhvilloi diskutime me autoritetet turke mbi ndihmën e mëtejshme të Uashingtonit për Ankaranë, ndërsa vendi po përballet me pasojat e tërmetit shkatërrues të 6 shkurtit, që shkaktoi vdekjen e dhjetëra mijëra njerëzve.

Ndërkohë, Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken ka mbërritur në Turqi dhe ka njoftuar 100 milion dollarë (83 milion £) ndihmë humanitare. Ai foli edhe për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.

Ora 17:41
Tërmeti në Turqi/ Përfundojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, vijojnë ende vetëm në dy zona

1676824925_fff.JPG

Turqia ka përfunduar përpjekjet e shpëtimit në të gjitha provincat, përveç dy provincave, pothuajse dy javë pas një tërmeti masiv që vrau dhjetëra mijëra njerëz, tha agjencia e vendit për fatkeqësitë.

 Kërkimet do të vazhdojnë në Kahramanmaras dhe Hatay, tha shefi i agjencisë.

Megjithatë, shpresat për të gjetur dikë tjetër të gjallë në rrënoja po shuhen shpejt.

Ndërkohë, Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken ka mbërritur në Turqi dhe ka njoftuar 100 milion dollarë (83 milion £) ndihmë humanitare.

Epiqendra e tërmetit me magnitudë 7.8 të 6 shkurtit ishte në Kahramanmaras. Më shumë se 44,000 njerëz konfirmohet se kanë humbur jetën në Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore.

Numri i të vdekurve pritet të rritet, me rreth 345,000 apartamente në Turqi që dihet se janë shkatërruar dhe shumë njerëz ende të zhdukur. As Turqia dhe as Siria nuk kanë thënë se sa njerëz janë ende të pagjetur.

Ora 14:38
Tërmetet shkatërrimtare, Blinken viziton sot Turqinë

1672125122_effffds.jpg

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do ta vizitojë të dielën Turqinë, dhe do të diskutojë se si Uashingtoni mund ta ndihmojë më tej Ankaranë, teksa ajo po përballet me pasojat e tërmetit. Kombet e Bashkuara janë duke u kërkuar vendeve anëtare që të kontribojnë me 1 miliard dollarë për t’iu ndihmuar miliona njerëzve të prekur nga tërmeti në Turqi, ndërsa 400 milionë dollarë për të ndihmuar sirianët.

Ora 13:01
Në rrënoja e tërmetit, lidhen tullumbace në kujtim të fëmijëve që humbën jetën nga tërmeti

Në rrënojat e tërmetit tragjik në Turqi e Siri, janë lidhur tullumbace në kujtim të fëmijëve që humbën jetën nga tërmetet. Në lagjen Antakya të Hatay, epiqendra e të cilit ishte Kahramanmaraş, u lidhën tullumbace në shenjë simbolike për të kujtuar fëmijët jetimë.

Ora 08:55
Tërmeti shkatërrues në Turqi/ U nxorr i gjallë nga rrënojat pas 13 ditësh, vdes në spital 12-vjeçari

Edhe pse kanë kaluar 13 ditë që kur dy tërmete të fuqishme goditën Turqinë, ekipet e shpëtimit vijojnë punën për të nxjerrë njerëz që ndodhen nën rrënoja.

Tre anëtarë të një familjeje, janë nxjerrë nga rrënojat e ndërtesës ku banonin në Antakya.

Dy prindërit dhe djali i tyre 12-vjeçar u transportuan menjëherë me autoambulancë, por për fat të keq, ky i fundit ndërroi jetë në spital.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Hasanaj: Në Shqipëri nuk do ketë më non-grata, pasi po vepron drejtësia! Qefalia: Të vijë Trump këtu dhe t'i japë dorë një partie, non-sens! Krijon hilaritet

Hasanaj: Në Shqipëri nuk do ketë më non-grata, pasi po vepron drejtësia! Qefalia: Të vijë Trump këtu dhe t'i japë dorë një partie, non-sens! Krijon hilaritet