Tërmetet tragjike në Turqi e Siri, mbi 41 mijë të vdekur! OKB kërkon rreth 400 milionë dollarë ndihmë për sirianët

Numri i të vdekurve nga tërmetet e javës së kaluar që tronditën Turqinë dhe Sirinë, ka arritur në 41,000. Sipas autoriteteve turke janë regjistruar 35.418 vdekje nën rrënoja, ndërkohë që të palgosur kanë mbetur mbi 105 mijë persona, prej tyre 13, 200 janë në spitale duke marrë trajtim shëndetësor. Një 6 vjeçare në Turqi ka shpëtuar mrekullisht pasi u nxorr nga rrënojat pas më shumë se 178 orësh.

Ndërsa në Siri sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe qeverisë siriane raportohet për më shumë së 5,800 viktima.

Presidenti sirian Bashar al-Assad ka rënë dakord të lejojë OKB-në të dërgojë ndihma në pjesët e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim të Sirisë përmes dy pikave të tjera kufitare nga Turqia. Nga ana tjetër, Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për mbledhjen e një fondi prej 400 milionë dollarësh në ndihmë të rreth 5 milionë sirianëve të cilët janë prekur nga tërmeti katastrofik.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:43
Imazhet satelitore, si është shkatërruar totalisht nga tërmeti qyteti Jidayris në Siri

Këto imazhe satelitore tregojnë shkatërrimin e një qyteti të vogël në Sirinë Perëndimore, Jidayris pas tërmetit tragjik të javës së kaluar.

Kreu i grupit të Helmetave të Bardha, i cili ka udhëhequr përpjekjet e shpëtimit në rajonin e kontrolluar nga opozita, e përshkroi situatën në Jidayris si katastrofike.

Rreth 200 ndërtesa u shkatërruan plotësisht nga tërmeti me magnitudë 7.8 që goditi afër Turqinë jugore më 6 shkurt.

Jidayris para tërmetit
Jidayris pas tërmetit
Ora 22:00
VIDEO që tregon më së miri fuqinë e tërmetit në Turqi

 

Kjo video tregon më së miri tmerrin që kanë përjetuar qytetarët në Turqi nga tërmeti i fuqishëm që ka shkaktuar mbi 40 mijë viktima dhe mijëra godina të shkatërruar. Në këto pamje mund të kuptohet se sa i fuqishëm ka qenë  ajo lëkundje dhe është edhe momenti i shembjes së ndërtesave njëra pas tjetrës.

Ora 21:27
OKB thirrje për mbledhjen e fondit prej rreth 400 milionë dollarësh në ndihmë të sirianëve të prekur nga tërmeti

Kombet e Bashkuara bënë thirrje për shumë prej 397 milionë dollarësh me qëllim për të ndihmuar viktimat e tërmetit në Siri, ku fatkeqësia ka vrarë mijëra njerëz dhe ka lënë miliona të tjerë në nevojë të dëshpëruar për ndihmë.

Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres, duke njoftuar apelin në selinë e OKB-së në Nju Jork, tha se fondet do të sillnin lehtësim për gati pesë milionë sirianë dhe do të mbulonin një periudhë prej tre muajsh.

Ai shtoi se organi botëror ishte në "fazat përfundimtare" të një apeli të ngjashëm për Turqinë.

“Një javë pas tërmeteve shkatërruese, miliona njerëz në të gjithë rajonin po luftojnë për mbijetesë, të pastrehë dhe në temperatura të ulëta. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për ta ndryshuar këtë. Por nevojitet shumë më tepër”, u lut Guterres.

Ora 20:22
Ekipet e kërkimit nga Kosova shpëtojnë 3 vjeçaren nga rrënojat e ndërtesës në Turqi (VIDEO)

1676205235_1676146728167584526926782306.jpg

Ekipet e kërkim shpëtimit nga Kosova kanë arritur të shpëtojnë një vajzë 3 vjeçare në rrënojat 10 ditë pas tërmetit tragjik. Lajmi u konfirmua nga vetë ekipet e kërkimit përmes një videoje të postuar në facebook ku shihen pamje nga momenti i shpëtimit të të miturës.

 

 

Ora 19:13
Rëndohet bilanci i viktimave në Turqi dhe Siri, mbi 41 mijë të vdekur pas tërmetit tragjik

1675755533_termeti.JPG

Është rënduar bilanci i viktimave si pasojë e tërmetit shkatërrimtar që tronditi Turqinë dhe Sirinë.

Sipas autoriteteve turke janë regjistruar 35.418 vdekje nën rrënoja, ndërkohë që të palgosur kanë mbetur mbi 105 mijë persona, prej tyre 13, 200 janë në spitale duke marrë trajtim shëndetësor.

Ndërsa në Siri sipas OKB-së dhe qeverisë siriane raportohet për më shumë së 5,800 viktima.

Ora 14:41
Persona të armatosur sulmuan spitalin e të porsalindurve të shpëtuar nga tërmeti në Siri

Persona të armatosur sulmuan një spital në veri të Sirisë, ku një vajza e cila u quajt Aya në gjuhën arabe “mrekulli’ po merr kujdesin pasi lindi nën rrënojat e shtëpisë së saj të shkatërruar nga tërmeti. Historia e vajzës u bë virale në të gjithë botën dhe shumë njerëz kanë dashur t’a birësojnë pasi ajo i ka mbijetuar tërmetit tragjik që goditi Turqinë dhe Sirinë dhe ishte ende e lidhur me nënës e saj. Familja e saj ka vdekur dhe asnjë i afërt nuk është gjetur ende. Një zyrtar mohoi raportet në mediat sociale që pretendonin se sulmi i së hënës mbrëma ishte një përpjekje për të rrëmbyer foshnjën, të quajtur Aya - arabisht për "një shenjë nga Zoti". Aya ndodhet në spital që pas tërmetit të 6 shkurtit që goditi Turqinë dhe Sirinë. Nëna, babai dhe katër motrat e saj vdiqën në katastrofë. Aya është ndjekur nga afër që nga lindja e saj dhe njerëz nga e gjithë bota i kanë ofruar ndihmë.

Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti nga frika e hakmarrjeve, tha se drejtori i spitalit kishte dyshuar se një infermiere që po fotografonte Aya-n po planifikonte ta rrëmbente atë dhe e dëboi atë nga spitali. Infermierja u kthye disa orë më vonë e shoqëruar nga persona të armatosur që rrahën drejtorin. Gruaja e drejtorit e ka ushqyer me gji Aya. Sapo mbërriti në spital, personat e armatosur u thanë oficerëve të policisë lokale që mbronin vajzën se po shkonin pas drejtorit për të pushuar nga puna shokun e tyre. Ata thanë se nuk ishin të interesuar për Aya, sipas zyrtarit. Disa njerëz ishin paraqitur duke gënjyer se ishin të afërm të Aya-s, duke nxitur policët lokalë ta ruanin atë. Aya mund të jetë në gjendje të largohet nga spitali sa më shpejt të martën ose të mërkurën, sipas xhaxhait të saj, Saleh al-Badran.

Punonjësit e shpëtimit në qytetin verior të Sirisë, Jinderis, zbuluan foshnjën me flokë të errët më shumë se 10 orë pas goditjes së tërmetit, teksa po gërmonin nëpër rrënojat e ndërtesës pesëkatëshe ku jetonin prindërit e saj. Nën beton, foshnja ishte ende e lidhur me kordonin e kërthizës me nënën e saj, Afraa Abu Hadiya. Foshnja u dërgua me urgjencë në spitalin në Afrin aty pranë, ku ajo është duke u kujdesur që atëherë.

Ora 13:46
VIDEO/ E rëndë në Shkup, qytetarët dhurojnë rroba të grisura si ‘ndihmë’ për Turqinë


SHKUP- E gjithë bota është mobilizuar për të ndihmuar të prekurit pas tërmeteve shkatërruese me dhjetëra mijëra viktima në Turqi dhe Siri. Mbi 70 shtete nga e mbarë bota kanë dërguar ekipe të kërkim-shpëtimit dhe ndihma humanitare për vendet e dëmtuara, përfshirë edhe vendet me ekonomi të dobët të Ballkanit Perëndimor.

Ndonëse vullneti i mirë për të ndihmuar duhet respektuar, megjithatë një iniciativë për të mbledhur ndihma për të mbijetuarit e tërmetit në Turqi, është kritikuar shumë në Maqedoninë e Veriut. Disa video dhe fotografi që tregojnë se si janë mbledhur rroba të vjetra e të dëmtuara në qendrën e Shkupit janë bërë virale në rrjetet sociale. Mes rrobave që janë mbledhur ka dhe veshmbathje të grisura si dhe të vjetra. Ndërkohë që gazetarë dhe aktivistë të shumtë në Maqedoninë e Veriut i kanë konsideruar këto vepra dhe donacione si tallje duke dhuruar rroba të grisura dhe shumë të vjetra.

Ora 12:09
Tërmeti tragjik në Turqi/ 9-vjeçari shpëtoi pas 156 orë nën rrënoja, flet në kamer me idhullin e skuadrës së futbollit Galatasaray, i kërkon fanellën

Një 9-vjeçar, Semih Ince shpëtoi nga rrënojat në Gaziantep të Turqise pas 156 orësh. Pas shpëtimit ai foli me kamer me Muslera-n, portierin e Galatasaray-t, të cilin ai e admiron dhe i kërkoi fanellën. Semih İnce, kërkoi ujë dhe akullore pasi doli i gjallë. Muslera, i cili mësoi nga lajmet për rastin e Semihut, foli në telefon me kamer me tifozin e vogël.

“Dua fanellën tënde”, i tha vogëlushi, teksa Muslera iu përgjigj: “Po e dërgoj menjëherë”.

Në telefon Muslera tha: “Semih, të uroj shërim sa më të shpejtë. Si ndihesh, kush jam unë? “Cilën skuadër mbështet?” pyeti ai.

Semih u përgjigj: “Ti je Muslera. Unë jam me Galatasaray”.

Ai iu përgjigj Muslerës: “Mashallah Semih”.

 

Ora 11:50
Turqi/ Infermieret nxitojnë të mbrojnë inkubatorët e foshnjave ndërsa godet tërmeti (VIDEO)

Mediat e huaja kanë nxjerrë video se si  infermieret dhe përgjegjësit për kujdesin e fëmijëve kanë reaguar në momentin që ra tërmeti i së hënës në Turqi. Ajo që po vlerësohet nga të gjithë shikuesit anë e mbanë botës është fakti që këto dy infermiere mund të ishin larguar, por nuk e bënë. Përkundrazi, vrapuan për të shkuar në dhomën ku ishin foshnjat në inkubator në mënyrë që t’i ruanin sa të mundeshin.  

Spitali në rajonin e Gaziantepit në Turqi ishte afër epiqendrës së tërmetit të së hënës, i cili vrau të paktën 36,000 njerëz.

 

 

Ora 11:34
Nëna dhe foshnja shpëtohen dy herë në tre ditë nga tërmeti në Siri

Një nënë siriane dhe foshnja e saj e porsalindur po shërohen pasi u shpëtuan nga rrënojat e shtëpisë së saj të goditur nga tërmeti dy herë në javë, thotë një organizatë bamirëse. Dima ishte shtatë muajshe shtatzënë kur tërmeti i së hënës së kaluar bëri që një pjesë e shtëpisë së saj në Jidayris të rrëzohej.

Ajo pësoi lëndime të lehta dhe më vonë lindi një djalë, Adnan, në një spital në Afrin të mbështetur nga Shoqëria Mjekësore Siriane Amerikane (Sams). Ata u kthyen në shtëpi, vetëm që ajo u shemb plotësisht tre ditë më vonë. Adnan u kthye në spitalin al-Shifa të Afrinit nga ekipet e shpëtimit në një gjendje kritike, duke vuajtur nga dehidratim i rëndë dhe verdhëz, ndërsa Dima u trajtua për një dëmtim të rëndë të gjymtyrëve të poshtme. Dr Abdulkarim Hussein al-Ibrahim, një pediatër, i tha BBC-së përmes ËhatsApp të hënën se foshnja po i përgjigjej mirë trajtimit.

"Gjendja e Adnanit... është përmirësuar dukshëm," tha ai. "Ne thjesht po e ushqejmë atë dhe po sigurojmë pjesën tjetër të nevojave të tij përmes pikave intravenoze." Pamjet video të publikuara nga Sams treguan Adnanin duke fjetur i qetë brenda një inkubator.

Dima ka dalë sërish nga spitali dhe po jeton në një tendë së bashku me bashkëshortin e saj, Abdul Majid, dhe nëntë mbesat dhe nipërit e tyre. Ajo ka udhëtuar për në Afrin për të vizituar Adnanin në spital çdo ditë. Familja e saj u detyrua të kthehej në shtëpinë e saj pjesërisht të shkatërruar pasi ajo lindi, sepse nuk kishte një strehë alternative në dispozicion në Jidayris, një nga qytetet më të goditura në Sirinë veriperëndimore të kontrolluar nga opozita. Ata gjithashtu nuk kanë marrë asnjë ndihmë tjetër që nga tërmeti, si dhjetëra mijëra të tjerë që janë prekur.

Që nga e hëna, vetëm 58 kamionë që transportonin ndihma nga agjencitë e OKB-së kishin mbërritur nga Turqia nëpërmjet Bab al-Haëa në provincën Idlib - pika e vetme kufitare që OKB-ja është e autorizuar të përdorë për të ofruar ndihmë humanitare. Megjithatë, të hënën në mbrëmje OKB tha se qeveria siriane po hapte dy pika të tjera kufitare.

Dërgesat janë vonuar nga rrugët e dëmtuara dhe çështje të tjera logjistike në Turqi dhe nuk kanë përfshirë makineritë e rënda dhe pajisjet e tjera të specializuara të nevojshme për Helmetat e Bardha, reaguesit e parë të të cilëve veprojnë në zonat e kontrolluara nga opozita.

Ora 10:25
Erdogan merr në krahë vajzën që lindi pas tërmetit shkatërrues në Turqi, i këndon ezanin dhe i vendos emrin (VIDEO)

Presidenti turk Erdogan i ka vënë emrin një fëmije që lindi pas tërmetit shkatërrues në Turqi. Gjatë vizitës së tij me të mbijetuarit në spitalin Sakura, Erdogan këndoi ezanin dhe i vuri emrin vajzës “Ayse Betul” që e përsëriti 3 herë. Emri iu vu nga presidenti turk pas kërkesës së nënës që humbi jetën ndërsa merrte trajtim në Stamboll.

Mijëra të mbijetuar nga tërmetet e javës së shkuar në jug të Turqisë po marrin trajtim mjekësor në shumë qytete, përfshirë Stambollin dhe Ankaranë.

Ora 08:54
Rreth 1400 fëmijë u ndanë nga prindërit e tyre pas tërmetit, 369 janë ribashkuar me familjen

1675841762_nenrrenoja.JPG

Sipas CNN, 1,362 fëmijë në Turqi u ndanë nga prindërit e tyre pas një tërmeti masiv që goditi një javë më parë, sipas ministrit të vendit të Familjes dhe Shërbimeve Sociale Derya Yanik. Sipas raporteve dhe shpëtimeve të deritanishme, 369 fëmijë janë ribashkuar me familjet e tyre, 792 fëmijë të tjerë janë në spitale dhe 201 fëmijë janë në institucione ku po marrin kujdesin e nevojshëm.

Yanik tha se 291 nga fëmijët mbeten të paidentifikuar dhe hapi i parë është të kuptojmë se cilët janë ata, në mënyrë që të mund të ribashkohen me çdo pjesëtar të familjes që është ende gjallë.

"Pasi të kemi identifikuar fëmijët tanë, por kemi kuptuar se  kanë humbur anëtarët e familjes së tyre dhe duhet të vendosen nën kujdesin e shtetit, atëherë me siguri mund t'i lejojmë ata të hyjnë në kontakt me familjet që tashmë janë të njohura për sistemin e rregullt të kujdestarisë." tha Yanik.

Ora 08:36
Gazeta turke hapet me titullin e parë greqisht: Faleminderit shumë

“Faleminderit” për ekipet e shpëtimit grek që nxituan në Turqinë jugore për të ndihmuar qytetarët që kishin mbetur nën rrënoja! Kështu hapet gazeta e njohur turke Hurriyet , e cila botohet sot me një artikull me titullin në gjuhën greke “Efharisto poli file”.

'Të prekurit nga tërmeti ndjejnë mirënjohje të madhe ndaj shpëtimtarëve grekë të cilët ofruan ndihmë në zonat e prekura.'- shkruan gazeta turke.

 

Ora 07:42
VIDEO/ Mrekulli nën rrënoja, shpëtohet pas 178 orësh 6-vjeçarja në Turqi! Kërkon ‘qumësht me luleshtrydhe dhe pastë’

 

Operacionet e shpëtimit kanë vazhduar një javë pasi tërmeteve të fuqishme goditën Turqinë juglindore dhe Sirinë.

Ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca shpërndau një video të një 6-vjeçarje, Hivay User me ekipet mjekësore, e cila u shpëtua pas 178 orësh në Adiyaman.

"Vajza jonë, Hivay, mbijetoi për 178 orë! Ka gjithmonë shpresë."- shkroi ministri në Twitter.

Në video, Hivay User, e cili u shpëtua nga rrënojat e apartamentit Bozbey, u kërkoi ekipeve mjekësore "qumësht me luleshtrydhe dhe pastë".

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Dritan Hila: Pse Micotaqis duhet ta pranojë dorën e shtrirë të Ramës!

Dritan Hila: Pse Micotaqis duhet ta pranojë dorën e shtrirë të Ramës!