Tërmeti 5.8 ballë në Pakistan, bilanci tragjik; 24 viktima dhe 450 të plagosur

Tërmeti 5.8 ballë në Pakistan, bilanci tragjik; 24 viktima dhe 450 të plagosur

Ka shkuar në 24 viktima dhe 450 të plagosur bilanci tragjik nga tërmeti i fuqishëm që goditi verilindjen e Pakistanit ditën e martë.

Tërmeti 5.8 ballë me epiqendër në Punxhab, në kufi me Kashmirin u ndje në shumë zona të vendit dhe si pasojë qindra banesa u shkatërruan dhe dëme të mëdha u shënuan dhe në infrastrukturë, veçanërisht në rrugë, në kullat e linjave telefonike dhe ato të energjisë elektrike.

Tre ura u shembën në qytetet Jhelum dhe Mirpur duke penguar dhe ndihmat për banorët e zonës, ndërsa operacionet e shpëtimit u vështirësuan dhe më shumë për shkak të reshjeve të dendura që përfshinë rajonin.

Kryeministri Imran Khan, i cili ndodhet në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, shprehu dhimbjen për viktimat dhe urdhëroi asistencë të menjëhershme për popullsinë në vështirësi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës sektariane