Tërmeti 6 ballë ‘shkundi’ Greqinë/ Shembet shkolla 9-vjeçare, drejtori: Është një mrekulli që shpëtuam dhe dolëm gjallë!

Tërmeti 6 ballë ‘shkundi’ Greqinë/ Shembet shkolla 9-vjeçare, drejtori: Është një mrekulli që shpëtuam dhe dolëm gjallë!

Dëmet që la pas tërmeti i djeshëm në Greqi

GREQI- Ditën e djeshme një tërmet 6 ballë “shkundi” vendin fqinj, Greqinë.

Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të Larsisas aty ku edhe lëvizjet e tokës janë ndjerë më shumë.

Tërmeti ra në orën 12:00, dhe la pas dëme të mëdha materiale, si shembjen e ndërtesave, kishave dhe një shkolle 9-vjeçare në “Damasi”.

Teksa nxënësit ishin duke zhvilluar orën e 5 mësimore, gjithçka u “shkund”!

Drejtori i shkollës 9-vjeçare, Grigoris Letsios foli për “Protothema” lidhur momentet e tmerrit që përjetuan ai, mësuesit dhe nxënësit, që sipas tij shpëtuan nga një mrekulli.

“Gjatë orës së 5 mësimore, toka filloi të kërcente nën këmbët tona, ndërsa po lëkundeshim majtas dhe djathtas, lart e poshtë, me goditje të tmerrshme, objekte të ndryshme po binin, tavani i ndërtesës u shemb në fraksion sekonde. Zoti na ka mbrojtur ne dhe fëmijët! Ata dinin se çfarë duhet të bënin në një rast të tillë dhe të gjithë menjëherë janë futur nën tryezat e tyre”, tha drejtori.

Ai tha që ishte një moment shumë i frikshëm teksa toka lëkundej dhe fëmijët qanin edhe bërtisnin.

“Është një mrekulli që dolëm gjallë nga ndërtesa e shembur”, tha Latsios.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025