
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën, 16 janë plagosur dhe mbi 100 rezultojnë të zhdukur në Bangkok pas shembjes së tre ndërtesave në ndërtim si pasojë e tërmetit me magnitudë 7.7 që goditi Mianmarin dhe u ndje edhe në kryeqytetin tajlandez.
Zëvendësguvernatorja e Bangkokut, Tavida Kamolvej, ka përditësuar bilancin e viktimave, ndërsa operacionet e shpëtimit vazhdojnë, përfshirë një ndërtesë pranë tregut të njohur Chatuchak, ku dhjetëra persona janë ende të zhdukur.
Në këtë kullë në ndërtim, e cila u shemb gjatë tërmetit, sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, janë gjetur trupat e tetë personave, tha ministri i Brendshëm, Anutin Charnvirakul. Ai shtoi se të paktën 12 persona janë shpëtuar nga rrënojat në këtë zonë, e cila zakonisht frekuentohet nga turistë dhe dashamirës të blerjeve.
Sipas agjencisë Efe, ekipet e emergjencës po përdorin dronë për të përshpejtuar kërkimin e të mbijetuarve, një mision që synojnë ta vazhdojnë deri në orët e para të mëngjesit të nesërm.
Autoritetet kanë përditësuar disa herë numrin e të zhdukurve, por burime të ndryshme zyrtare bien dakord se nën rrënoja mund të jenë të paktën 100 persona.
Lajmi kryesor:
Tërmet 7.7 ballë godet Azinë Juglindore/ Katastrofë në Mianmar, 144 viktima dhe mbi 700 të plagosur! Shërbimi Gjeologjik i SHBA: Deri në 10 mijë viktima (FOTO+VIDEO)
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
80.2%
-
Jo
11.9%
-
Akoma
7.9%
Vota total: 101
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Një çast shprese mes tragjedisë/ 55 orë pas tërmetit, një grua nxirret e gjallë nga rrënojat në Myanmar (VIDEO)
30 Mars, 21:39
-
Tërmeti apokaliptik, në Mianmar është emergjencë për 6,7 milionë fëmijë
30 Mars, 11:37
-
Tërmeti në Mianmar dhe Tajlandë, bilanci thellohet me mbi 1600 të vdekur dhe 200 të zhdukur! Regjistrohen dhe dy lëkundje të tjera nga 5,1 ballë
30 Mars, 07:55
-
Tërmeti i fuqishëm në Azinë Juglindore, mbi 1600 viktima! BE: 2.5 milionë euro ndihmë
29 Mars, 08:41
-
Tërmeti në Myanmar, burime nga Ministria e Jashtme: Deri tani nuk ka shqiptarë të prekur
28 Mars, 14:11
-
Tërmet 7.7 ballë godet Azinë Juglindore/ Katastrofë në Mianmar, 144 viktima dhe mbi 700 të plagosur! Shërbimi Gjeologjik i SHBA: Deri në 10 mijë viktima (FOTO+VIDEO)
28 Mars, 08:57
-
Tërmet në Napoli, panik mes qytetarëve/ Plagoset një grua nga rënia e tavanit, mbyllen shkollat
13 Mars, 14:07
-
MotoGP/ Marc Marquez mposht me vështirësi të vëllanë, fiton garën hapëse në Tajlandë
2 Mars, 11:24
-
Jo vetëm Santorini! Greqia nuk gjen paqe, tërmeti 5 ballë shkund Patrën, s’ka raportime për të lënduar
18 Shkurt, 19:25
-
VIDEO/ Tërmet në konferencën për shtyp, frikë te Benfica para ndeshjes së Champions League
18 Shkurt, 14:23
-
Greqi/ Tërmet 4.7 ballë në Malin Athos, lëkundjet ndjehen edhe në Selanik
15 Shkurt, 19:32
-
Tiranë/ Trafikonte kanabis me vlerë 40 mijë euro nëpërmjet postës nga Tajlanda në Shqipëri, arrestohet 25-vjeçari (EMRI)
12 Shkurt, 14:00