Tërmeti, ar e miliona euro në rrënojat
e një shtëpie në Pescara del Tronto

Tërmeti, ar e miliona euro në rrënojat<br />e një shtëpie në Pescara del Tronto
Arë, bizhuteri dhe miliona euro u gjetën më 3 shtator, në një shtëpi në Pescara del Tronto, në komunën e Arquata.

Thesari u gjet në hapsirat boshe të mureve prej guri në një prej shtëpive të rrënuara nga tërmeti i 24 gushtit që goditi Italinë qendrore.

Në këtë shtëpi kanë jetuar një çift të moshuarish, të cilët nuk i kanë mbijetuar tërmetit. Trashëgimtarët e çiftit kërkojnë të marrin thesarin por policia ka konfiskuar thesarin pasi sipas tyre është vjedhur nga çifti i të moshurve.

Sakaq trashëgimtarët do të kërkojnë të drejtën e tyre për të pasur thesarin si pjesë e pasurisë së tyre.

Sipas mediave italiane numri i viktimave që goditi Italinë më 24 gusht ka arritur në 297, pasi 2 persona të tjerë kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit si pasojë ë plagëve të marra. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri