TIRANË- Për Sekretarin e Partisë Demokatike, Gazment Bardhi, sjellja e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj me inxhinierin në Lezhë është papërgjegjshmëri dhe tregon që qeveria kërkon të fshehë të vërtetën. Në reagimin e tij, Bardhi shprehet se Lleshaj po përpiqet që të fshehë se pallati është i pabanueshëm dhe se rrezikon jetën e qytetarëve, teksa ka kërkuar që të nisin hetimet ndaj tij për intimidim të ekspertëve.
"Sjellja e Ministrit të Brendshëm është jo vetëm e papërgjegjshme, por edhe kriminale! Ajo është dëshmi e gjallë se qeverisemi nga njerëz të pashpirt, që duan të fshehin të vërtetën, duke rrezikuar jetën e qytetarëve!
Drejtori i Urbanistikës së Lezhës me profesion inxhinjer, dëshmon se godina paraqet rrezikshmëri, por Ministri i Brendshëm e urdhëron të fshehë të vërtetën se banesat janë të rrezikshme për jetën e qytetarëve. Këta qeveritarë të papërgjegjshëm, me shpirt të korruptuar janë të njëjtët individë që detyruan ekspertët të ndryshonin aktet e verifikimit për dy pallatet në Thumanë, t’i vlerësonin ato si të banueshme, duke u bërë përgjegjës për humbjen e jetës së 24 qytetarëve.
Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet ndaj Ministrit të Brendshëm për intimidimin e ekspertëve dhe tentativën e tij për t’u fshehur banorëve të vërtetën. Kjo sjellje është jo vetëm papërgjegjshmëri kriminale, por edhe shpërdorim i pastër i detyrës", shkruan Bardhi.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.4%
-
Jo
31.9%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 583
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Bardhi ka probleme me grupin e Berishës’, Lapardhaja në Report Tv: Saliu kërkon të bëjë pazare me Ramën
19 Janar, 13:07
-
34-vjetori i themelimit të PD në Fier/ Bardhi: Dinjitetin e fierakëve nuk e blen dot Belinda Balluku dhe as drejtorucët e saj të korruptuar
18 Janar, 17:53
-
Rrëzohet kërkesa e Bardhit, deputetët s’do deklarojnë nëse kishin SkyECC! PD do ndryshimin e rregullores! Do ngrihet grup pune: Po ia kërkojmë policit roje
17 Janar, 11:30
-
Ylli Pata: Sinjali i Shkodrës, shuplaka e Berishës ndaj Bardhit
17 Janar, 08:29
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
‘Studio Live’, Petraj: FBI nuk i solli të gjitha provat e 21 Janarit, kishte frikë se do i prishnin! Berisha rrezikon shumë, çfarë do ndodhë më 20 Janar
14 Janar, 18:46
-
Dosja ‘Xibraka’, Bardhi i kërkon informacione Dumanit: Mbyllja e dosjeve pa transparencë tregon se drejtësia ruan të paprekur personat me pushtet politik!
14 Janar, 15:06
-
Ylli Pata: Efekti politik i kundërsulmit total të Edi Ramës
14 Janar, 07:57
-
'PD është bërë një parti shpifësish!', Çupi: E kanë kthyer në mision, por shpifja duhet ndëshkuar
13 Janar, 19:58
-
Berisha e Bardhi i ‘turren’ sërish Olsi Ramës! Pretendimi i ish-kryeministrit: Letër anonime në BKH, Olsi në foto me drejtuesin e bandës së Xibrakës
13 Janar, 13:47
-
Nis gjyqi për shpifje në GJKKO, avokati i Bardhit tërhiqet nga akuzat për ish-kryepolicin e Shkodrës: Nuk tha se Sulaj ka lidhje me krimin, por policia
13 Janar, 11:52
Flliqesire totale...
PërgjigjuTa mbeshtes o pederast
PërgjigjuO gazment ziu ti nuk di të mbërthesh xhaketën tënde e jo më të bësh politik ti mor derdimen. Ti je një bajg që si hyn në pun as dreçit o derdimrn.
PërgjigjuKy me të vërtet është i dalur nga gërmadhat e ndonjë shpelle të mbuluar...
PërgjigjuKemi dushk dhe shkoze po shqope eshte nje cope.Shpellare Bardhi ne nje vend i bie radakes.
Përgjigju