Tërmeti dhe pandemia/ Mbyllen 1200 biznese në Durrës! 35 mijë persona dolën pa punë

DURRËS- 1200 biznese kanë falimentuar apo kanë pezulluar aktivitetin në Durrës përgjatë vitit 2020. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Durrës Alban Isteri në një intervistë për Report Tv tregon shkaqet dhe vështirësitë që po kalon biznesi.

"Për shkak të tërmetit dhe pandemisë vetëm në 2020 kanë pezulluar aktivitetin 1200 biznese që i përkasin kategorive të vogla, sektori i turizmit, transportit të udhëtarëve", shprehet ai.

Për shkak të krizës 35 mijë punonjës në gjithë qarkun e Durrësit kanë dalë pa punë.

"80 për qind e bizneseve kanë ulje të fitimeve. Sipas të dhënave që kemi vetëm në 2020 është rritur numri i të papunëve me 35 mijë", shton Isteri.

Sektorët më të goditur kanë qenë bizneset e shërbimeve, turizmi, transporti,peshkimi dhe fasonët. Ndërkohë sektori i ndërtimit dhe i shëndetësisë kanë njohur rritje gjatë vitit që lamë pas.

"Sektori më të goditur, turizmi, transportit, peshkimit që lidhet në mënyrë direkte me turizmin dhe si pasojë ata s'kanë pasur ku të çojnë mallin", tha ai.

Dhoma e Tregtisë në Durrës ka përgatitur një plan të detajuar për rimëkëmbjen e bizneseve, ndërsa kërkon ndihmën e qeverisë.

"Do të ishte e udhës që qeveria të merrte nismën për një pakete të re rimëkëmbje, sidomos për biznesin e madh, pasi është i penalizuar", theksoi Isteri.

Ulja e kostot së prodhimit, ulja e taksave dhe çmimit të energjisë, parashihen si frymëmarrje për biznesin.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat

Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat