Partia Socialiste ka mbledhur mesditën e sotme grupin parlamentar.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se në fokus të saj është tërmeti i 21 tetorit, ku deputetëve të PS u kërkohet të ndjekin problemet nga tërmeti dhe të shpërndahen në zonat e prekura.

Kjo mbledhje vjen vetëm pak orë përpara seancës parlamentare, e cila ndryshe nga herët e tjera, me ndryshimin e ligjit, do të zhvillohet një herë në muaj ditën e hënë.