Tërmeti i la në çadër, apeli i familjes me 5 fëmijë nga Fushë-Miloti: Duam vetëm një shtëpi (VIDEO)

"Unë dëshiroj që shtëpia ime të bëhet dhe dëshiroj shumë qe ta kem shtëpinë të rregullt dhe të fus kokën", kështu shprehet Romina, 9-vjeçe. Ajo është vajza më e vogël e familjes Veseli.

Prej më shumë se një viti jetojnë në çadër.... shtëpinë e vjetër e rrënoi tërmeti i 26 nëntorit 2019.

"Unë që më 26 nëntor kur ra termeti, kam ndejtur në cadër, brenda tek shtëpia kemi hyrë vetëm për të gatuar. Asnjë natë s'kemi fjetur brenda, vec në cadër. Shumë vështirë është dhe shumë ftohtë në çadër", shprehet vajza e vogël.

Ndërsa nëna e saj, Etleva Veseli shton se "unë, burri dhe 5 fëmijët rrimë në çadër, jemi ftohur nga qëndrimi në çadër"..

Jetesa për këtë familje nga fshati Fushë-Milot në Bashkinë e Kurbinit bëhet më e vështirë gjatë dimrit. Çadra nuk e mban shiun dhe as erën e furishme që fryn në këtë zonë.

"Që kur ra termeti kemi mbetur jashtë, na kanë sjell ndihma, na kanë premtu për shtëpinë por nuk e dimë se kur do e ndërtojnë", shprehet Etleva Veseli.

Bashkëshortët Veseli bashkë me 5 fëmijët jetojnë në kushte të vështira dhe vetmja e ardhur është paga e kryefamiljarit. Nga Bashkia kanë përfituar pagesën e qirasë, ndërsa janë në pritje për ndërtimin e shtëpisë së re.

Në Bashkinë e Kurbinit mbi 1600 familje u dëmtuan nga tërmeti shkatërrimtar i 2019-ës. Aktualisht po punohet në qytetin e Laçit për ndërtimin e 522 apartamenteve, por ende s'ka një datë se kur do të nisë puna për rindërtimin e banesave individuale në zonat rurale. 

1609946098_covermilot.jpg

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Me trap nga Greqia në Shqipëri, sfida ekologjike e dy italianëve për të lundruar 173 km nga lumi Vjosa

Me trap nga Greqia në Shqipëri, sfida ekologjike e dy italianëve për të lundruar 173 km nga lumi Vjosa