Tërmeti i la në 'qiell të hapur', Rama publikon videon: Askush nuk do të mbetet vetëm…

Tërmeti i la në 'qiell të hapur', Rama publikon videon: Askush nuk do të mbetet vetëm…

Kur kanë kaluar tre ditë nga tërmeti që tronditi vendin tonë dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale, në disa zona të Tiranës dhe të Durrësit, kryeministri Rama ka deklaruar se askush nuk do të mbetet vetë.

Ndër të tjera me anë të një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, Rama sqaron se të gjithë strukturat përkatës janë në terren duke u kujdesur për të gjitha familjet e prekura.

Kryeministri ka shpjeguar se për familjen Stafaj ku tërmeti u prishi banesën në periferi të Tiranës do të rregullohet për pak muaj .

"Askush s’do të mbetet vetëm. Për fat të mirë Lenri 3 vjeçar dhe Samiu, gjyshi i tij, i pamundur fizikisht për të lëvizur vetë, si dhe e gjithë familja Stafaj në Picallë, larg në periferi të Tiranës, janë mirë dhe pa dëmtime, ndërsa shtëpia e tyre e vjetër tashmë është e pabanueshme nga pasojat e tërmetit. Ogerta me Xhemalin, me ekipin e shërbimit social dhe strukturat vendore, bënë evakuimin e familjes në një qendër emergjence të përkohshme, në një strehë të sigurtë, ku marrin edhe shërbimet e nevojshme sociale e shëndetësore. Ndërkohë, shtëpia e tyre është përfshirë në planin e rindërtimit dhe ata do të kthehen pas pak muajsh, në shtëpinë e rilindur falë mbështetjes sonë", shkruan kryeministri Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës sektariane