Tërmeti i la në 'qiell të hapur'! Drama e familjes Stafaj, lëkundjet iu shembën shtëpinë

Tërmeti i la në 'qiell të hapur'!  Drama e familjes Stafaj, lëkundjet iu shembën shtëpinë

Familja Stafaj në Picallë, në periferi të Tiranës, shtëpia e së cilës pothuajse është shkatërruar plotësisht nga tërmeti, tashmë është vendosur në një strehë të përkohshme, të sigurt.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bashkë me deputetin e zonës, Xhemal Qefaliu kanë qenë pranë familjes për të bërë të mundur ndihmën dhe evakuimin e tyre në qendrën e emergjencës në Kombinat.

"Për fat të mirë e gjithë familja Stafaj në Picallë, në periferi të Tiranës kanë shpëtuar pa dëmtime, ndërsa shtëpia e tyre e vjetër tashmë është e pabanueshme. Ekipi i shërbimit social dhe strukturat vendore realizuan evakuimin e familjes në një qendër të përkohshme, ku jo vetëm kanë një strehë të sigurt, por po marrin shërbimet e nevojshme sociale dhe shëndetësore" - shkruan Manastirliu në facebook.

Strukturat e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale janë në gadishmëri të plotë 24 orë për t'u gjendur pranë të gjitha familjeve që kanë nevojë për ndihmë mjekësore, strehim, ushqim, veshmadhje.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë