Tërmeti i prishi shtëpinë, familja në qiell të hapur: Nuk dimë ku do na zërë nata, shkojmë për vizita, lutemi të na thonë 'flini nga ne'

KORÇË- Ndodhemi në fshatin Ravonik, në një nga banesat e cila për shkak të lëkundjeve sizmike që përfshinë juglindjen e vendit në fillim të qershorit ka mbetur thuajse e shkatërruar. Familja Demolli me 4 pjesëtarë vazhdon të mbetet në qiell të hapur.

Banesa e kësaj familje në çdo dhomë ka krisje dhe çarje muresh e rrezikon të shembet nga momenti në moment. Pjesëtarët e familjes Demolli tregojnë se në këtë shtëpi tashmë të pabanueshme askush nuk ka ardhur të shohë dëmet e tu zgjidhë problemin e strehimit. Nëna e dy fëmijëve, Shpresa Demolli thotë se i kalojnë netët sa një të afërm tek tjetri.

"Këtu është shtëpi e pabanueshme, fëmijët i kam të sëmurë. Çupën e kam me epilepsi, djalin e kam me epilepsi me astmë. Djali e përjetoi shumë keq atë që ndodhi.

Prej datës 1 qershor më s’kam ardhur në shtëpi. Për momentin jam të motra, po motra nuk të mban më shumë, se unë jam vetë i katër, motra jeton në shtëpi me qira. Kam vajtur edhe tek vëllai, vete ora 18.00 veta nga vëllai ku të na zërë nata. E vë dorën këtu të muri, ajo do bie, ku mund të qëndroj unë këtu.

Unë sot i bëj thirrje ministrit, kryeministrit se jam nënë me dy fëmijë', shprehet nëna.

Kryefamiljari Yllson Demolli, thotë për Report tv se nuk ka marrë kurrë ndihmë nga askush në këtë situatë të vështirë.

"Unë do i bëj thirrje kryeministrit të vërë dorë në zemër. Të më ndihmojë në këtë mënyrë.

Edhe majën e gjilpërës nuk më kanë ofruar. Djali ka pasur një traumë prej 1 qeshroit, dhe ra edhe tërmeti i dytë, shyqyr që nuk ishim në shtëpi", thotë Yllson Demolli.

Natën ku e kaloni?

Nëpër njerëzit e nuses, si për vizitë dhe pres të më thotën të rri.

Vajza e familjes Demolli shprehet se ndihet e diskriminuar dhe se kërkon të drejta të barabarta si të gjithë fëmijët e tjerë.

"Po bën 4 muaj që nuk kam shkelur në këtë shtëpi, sepse ajo është bërë e pabanueshme për mua për vëllain tim dhe për familjen time. Edhe kushdo që do më dëgjojë të vërë  dorën në zemër dhe të na ndihmojnë", shprehet vajza. 

Kjo familje e komunitetit egjiptian kërkon ndihmë për një strehë, sepse cdo mëngjes zgjohen pa ditur se ku do të kalojnë natën.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur