Tërmeti i shkallës 7,3 ballë në Vanuatu, deri tani një viktimë, shumë trupa nën rrënoja! Dëmtohen ambasadat amerikane dhe franceze

Tërmeti i shkallës 7,3 ballë në Vanuatu, deri tani një viktimë, shumë trupa nën rrënoja! Dëmtohen ambasadat amerikane dhe franceze

Pasojat e tërmetit në Vanuatu

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.3 ballë tronditi ujërat në brigjet e arkipelagut të Paqësorit Jugor të Vanuatu, duke shkaktuar dëme në ndërtesat në kryeqytetin Port Vila, duke përfshirë ambasadat amerikane dhe franceze, të vendosura në të njëjtën ndërtesë.

Deri tani raportohet vetëm për një viktimë, por numri pritet në rritje duke parë shkallën e dëmeve materiale dhe informacionet e para flasin për shumë trupa nën rrënoja, referuar dëshmitarëve, shkruan “La Repubblica”.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA, i cili gjurmon aktivitetin sizmik në mbarë botën, tha se tërmeti goditi në orën 12:47 me orën lokale, në një thellësi prej 57,1 kilometra nën shtratin e detit. Deri tani nuk ka alarm për tsunami.

Vanuatu është e pozicionuar gjeografikisht në pjesën juglindore të kontinentit të Australisë (Oqeania), zona e arkipelagut me ishuj. Vendi ka një sipërfaqe me mbi 12 mijë kilometra katrorë dhe një popullsi me mbi 330 mijë banorë.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Aktivitete kulturore sot/ ‘Tingujt e Adriatikut’, edicioni i 37-të i Festivalit të Fëmijëve në Durrës! Vijon ekspozita ‘TRASHëgimi’ në Tiranë

Aktivitete kulturore sot/ ‘Tingujt e Adriatikut’, edicioni i 37-të i Festivalit të Fëmijëve në Durrës! Vijon ekspozita ‘TRASHëgimi’ në Tiranë