Tërmeti me magnitudë 6.8 ballë në Marok, shkon në mbi 2100 numri i viktimave! Mijëra njerëz në qiell të hapur, gjysma e një fshati vdes nën rrënoja

Tërmeti me magnitudë 6.8 ballë në Marok, shkon në mbi 2100 numri i viktimave! Mijëra njerëz në qiell të hapur, gjysma e një fshati vdes nën rrënoja

Foto nga pasojat e tërmetit

MAROK- Numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti me shkallë 6.8 Rihter në Marok është rritur. Mediat e huaja raportojnë se deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 2122, ndërkohë rreth 2421 persona janë të lënduar, nga të cilët 1404 paraqiten në gjendje të rëndë.

Gërmimet nën rrënoja vazhdojnë, ndërsa numri i viktimave sipas ekspertëeve pritet të rritet sërish. Maroku ka shpallur tre ditë zi pas tërmetit tragjik, ndërsa sot flamujt janë ulur në gjysmë shtizë.

Në Marrakesh, mijëra njerëz kanë kaluar sërish natën në qiell të hapur. Parkimet e makinave dhe sheshrt publike janë mbushur me qytetarë të mbështjellë me batanije.

Ka rrënoja në shumë rrugë të këtij qyteti historik, edhe pse situata në Marrakesh duket më mirë se zonat malore në jug-perëndim. 

Në fshatin Tafeghaghte të Marokut, konfirmohet se kanë vdekur 90 persona, rreth gjysma e fshatit dhe shumë të tjerë janë të zhdukur pas tërmetit vdekjeprurës që goditi vendin.

Tërmeti me magnitudë 6.8 goditi Marokun të premten mbrëma (8 shtator). Tërmeti u ndje në të gjithë vendin, veçanërisht në pikën turistike të Marrakeshit dhe fshatrat e largëta në malet e Atlasit të Lartë.

Së bashku me shumë vende që ofrojnë ndihmë, Algjeria ka thënë se ishte gati të hapte hapësirën e saj ajrore në mbështetje të Marokut, pavarësisht ndërprerjes së lidhjeve me fqinjin e saj dy vjet më parë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:36
Tërmeti tragjik në Marok, një fshat drejt 'zhdukjes', gati gjysma e banorëve konfirmohen të vdekur

1694367591_101943599c4d99a.jpg

Ekipet e shpëtimit po përpiqen të gjejnë të mbijetuarit nën rrënoja pas një tërmetit tragjik që vrau më shumë se 2,100 njerëz në Marok. Raportohet se në fshatin Tafeghaghte, konfirmohet se kanë vdekur 90 persona dhe shumë të tjerë janë nën rrënoja. Por shpresa për të gjetur më shumë të mbijetuar në këtë fshat po zbehet, duke pasur parasysh shembjen katastrofike të ndërtesave që nuk janë ndërtuar për t'i bërë ballë një tërmeti të tillë.

Ora 13:58
'Gjithçka që mendonim ishte të vraponim', të mbijetuarit rrëfejnë tmerrin e tërmetit në Marok

Të mbijetuarit nga tërmeti tragjik i Marokut, që i mori jetën mbi 2 mijë personave, kanë rrëfyer përjetimet e tyre.

Yousef At Ali i tha BBC-së se ishte ulur jashtë me miqtë e tij në Marrakesh kur ndodhi tërmeti dhe gjithçka që mendonin ishte të vraponin.

"Gjithçka ra. Gjithçka që mund të mendonim ishte të iknim. Gjithçka u rrëzua. Gjithçka që mund të mendonim ishte të vraponim”, tha ai për BBC.

Në qytet, njerëzit janë gjithashtu të bllokuar pa energji elektrike në shtëpitë e tyre, pa sinjal telefoni dhe pa internet.

Për të dytën natë radhazi njerëzit fjetën jashtë. Një tjetër banor, Faisal Baddour tregon se sapo a tërmeti njerëzit dolën menjëherë të panikosur jashtë.

“Forca dhe intensiteti i këtij tërmeti është ndjerë në godinën tonë pothuajse tre herë. Njerëzit dolën në rrugë menjëherë pas këtij paniku total. Dhe ka familje që ende flenë jashtë”, tha ai për BBC.

Ora 13:51
Tërmeti tragjik në Marok, ja çfarë ka ndodhur deri më tani

Kjo është një përmbledhje e situatës në Marok, pas tërmetit tragjik që i mori jetën mbi 2 mijë personave.

-Ushtria ka pastruar një nga rrugët kryesore për në zonat më të prekura nga tërmeti i së premtes në Marok, duke lejuar që ndihma jetike të arrijë për njerëzit.

-Një rrëshqitje dheu kishte bllokuar rrugën për në qytetin e vogël Asni në malet e Atlasit të Lartë

-Ekipet e shpëtimit janë ende duke luftuar për të ofruar ndihmë në vendbanimet e largëta

-Atlasi është zona më e goditur.

-Të paktën 2,000 viktima janë konfirmuar nga tërmeti

-Ekziston frika se numri i të vdekurve mund të rritet në ditët në vijim, ka thënë një ish-ministër i turizmit për BBC.

-Rreth 300,000 njerëz janë prekur në Marrakesh dhe zonën përreth, thotë OKB.

-Spanja dhe Republika Çeke po dërgojnë ekipe shpëtimi në Marok, ndërsa Franca thotë se do të ofrojë ndihmë nëse Maroku e kërkon.

Ora 11:08
VIDEO rrëqethëse/ Momenti kur foshnja e porsalindur nxirret e gjallë nga rrënojat pas tërmetit në Marok

Pamje rrëqethëse vijnë nga Maroku, e cila u godit nga një tërmet vdekjeprurës mbrëmjen e së premtes.

Në mediat e huaja po qarkullon një video, ku tregon një burrë që nxjerr nga rrënojat një bebe të porsalindur. Thuhet se foshnja është dërguar në spital, ku po merr dhe kujdes mjekësor.

SI.E./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!