Tërmeti me viktima/ Meta i kërkon ndihmë kryeministrit të Kosovës, Haradinaj: Të gjitha njësitë emergjente drejt Shqipërisë

Tërmeti me viktima/ Meta i kërkon ndihmë kryeministrit të Kosovës, Haradinaj: Të gjitha njësitë emergjente drejt Shqipërisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka kërkuar ndihmë kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, për të sjellë në Shqipëri forca xheniere dhe ekipe emergjence, për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat dhe godinat e shembura.

Kryeministri ende në detyrë, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, thotë se pas bisedës telefonike që ka pasur me Metën, ka shprehur solidaritetin dhe gatishmërinë e popullit të Kosovës për të ofruar tërë ndihmën e nevojshme për të përballuar këtë situatë të rëndë në Shqipëri.

Po ashtu, Haradinaj thotë se ka kërkuar nga Gjenerali Rrahman Rama, Drejtori i Policisë Rashit Qalaj, që të mobilizojnë të gjitha njësitet emergjente për t’i dalë në ndihmë shtetit dhe qytetarëve të Shqipërisë me të gjitha kapacitetet e nevojshme.

Tërmeti prej 6.4 ballë goditi Shqipërinë mëngjesin e ditës e sotme, me epiqendër 16 km nga Shijaku, duke shkaktuar viktima dhe shumë të plagosur.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 26/11/2019 12:28

    Që nuk ju vret zoti ju politikanve o medet , edhe në raste si kjo tragjedi natyrore ju bëni politikë përmes fb dhe media tjera sociale ahhhhhh idiotsia nuk ka kufij

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja