Tërmeti në Filipine u merr jetën 5 personave, lëkundjet zhvendosin ujin nga gradaçela gjigante (VIDEO)

Tërmeti në Filipine  u merr jetën 5 personave, lëkundjet zhvendosin ujin nga gradaçela gjigante (VIDEO)

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 ballë ka goditur ditën e sotme Filipinet ku si pasojë kanë humbur jetën të paktën 5 persona. Viktimat thuhet se kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së një super marketi.

Instituti filipinas i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë njoftoi se tërmeti ka rënë rreth orës orës 17 të pasdites, me orën lokale dhe epiqendra ishte qyteza e Castillejos, në provincën e Zambales.  Ndërkohë ne rrjet po qarkullon një video e pabesueshme ku shihet një gradaçel në Manila e cila është lëkundur aq fortë, sa uji i një pishinë sipër ndërtesës gjigante është derdhur jashtë

Për shkak të vendndodhjes në të ashtuquajturin “unazë e zjarrtë” e Paqësorit, Filipinet ndeshen shpesh me tërmete dhe shpërthime vullkanike, si pasojë e lëvizjes së pllakave tektonike.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025