Pasojat tragjike të tërmetit në Italinë Qendrore mund të ishin parandaluar. Kjo është arsyeja se përse autoritetet italiane kanë nisur hetimet që do të zbardhin shkaqet e parregullsive të dukshme në ndërtesa.
Zjarrfikësit kanë sjellë pamjet që i përkasin raportit të parë që përfshin hartën e ndërtesave të Amatrice. Totalisht të shkatërruara.
E njëjta situatë paraqitet edhe në zonat e afërta, me rrezikun e mundshëm që në ditët që vijojnë bilanci i viktimave të rëndohet edhe më shumë.
Kjo është arsyeja se përse hetimet e kryera nga prokurori Giuseppe Saieva fokusohen në kriteret e ndërtimit, kryesisht në cilësinë e rikonstruksioneve që janë bërë në shumicën e ndërtesave. Ky hetim zhvillohet paralelisht me verifikimet që janë ndërmarrë nga prokurorët në Ascoli.
Pas verifikimeve do zbardhen edhe shkaqet e atyre shembjeve të cilat janë cilësuar anormale nga ekspertët. Të dhënat e momentit janë sipërfaqësore ndaj dhe hetimet e thelluara do të zbulojnë parregullsitë në ndërtime.
Në disa raste nuk është e vështirë të ngrihen dyshime pasi është e pashpjegueshme sesi struktura antike dominohen nga betoni. Dhoma, tarraca dhe veranda të shtuara kanë sjellë peshë të papërballueshme për themelet e ndërtesave duke sjellë një shkatërrim potencial të tyre, shkruajnë mediat italiane.
Objektivi kryesor i hetimit është të identifikojnë zinxhirin e shkaqeve dhe pasojave që do të çojnë tek emrat e ndërtuesve që kanë realizuar rikonstruksionet e paligjshme.
Komunat do të identifikojnë teknikët që kanë dhënë lejet për shtesat dhe më tej do të vazhdohet me kompanitë që kanë bërë modifikimet.
Në rastet e ndërtesave publike do të kontrollohen kushtet e kontratës, ndërkohë që për ato private do të verifikohet nëse janë ndjekur procedurat ligjore sipas kushteve të përcaktuara.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

Tërmeti në Itali, dasma e parë pas ngjarjes tragjike