TIRANE – Tërmeti shkatërrues që tronditi një vit më parë Japoninë e që u mori jetën shume njerëzve tregoi qartë “forcën e madhe të njerëzve të lirë, të vendit të lirë, përballjen me pasojat e rënda të këtyre dy katastrofave në mënyrën më efiçente”, tha sot Kryeministri Sali Berisha gjatë aktivitetit përkujtimor “Fuqia e Solidaritetit” organizuar nga Ambasada e Japonisë në Shqipëri.
“Katastrofat, si cunami, ashtu edhe tërmeti, ishin të përmasave biblike. Pati mbi 50 mijë viktima, por për të gjithë ne që ndoqëm ato ditë dramatike për Japoninë përmasat e këtyre katastrofave në humbje njerëzore mund të ishin dhe së paku 10 herë më të mëdha në rast se kjo nuk do të ishte përballur me forcën, organizimin solidaritetin e një kombi të lirë, të fuqishëm, siç ishte kombi i Japonisë”, tha Kryeministri Berisha.
Ai shtoi se “solidariteti i madh me kombin tuaj u frymëzua nga mënyra sesi ju i përballuat këto dy tragjedi të mëdha. Kombet e tjera u frymëzuan nga solidariteti i madh i qytetarëve tuaj, nga gjakftohtësia me të cilën qytetarët e vendit tuaj u përballën me këto katastrofa biblike”.
Sipas Kryeministrit populli shqiptar iu bashkua kombeve të tjera duke ofruar ndihmën e tij që “padyshim ishte modeste, por solidariteti, dhimbshuria, kanë qenë shumë herë më të mëdha sesa ndihmat me të cilat kemi kontribuar”, tha Berisha.
Kryeministri Berisha falënderoi ambasadorin japonez për ndihmën e gjithanshme që Japonia i ka dhënë shqiptarëve për të forcuar lirinë, ekonominë e tregut dhe aspiratën e saj për integrimin në proceset europiane dhe euroatlantike. (im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com