Tërmeti në jug/ Drejtori i Emergjencave Civile Haki Çako inspekton banesat e dëmtuara: Po bëhet vlerësimi i situatës

Një ditë pas tërmetit që tronditi dje jugun e Shqipërisë dhe shkaktoi dëmtim të 5 banesave në fshatin Kuç të Vlorës, (Lexo këtu), drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka shkuar të inspektojë banesat e dëmtuara. Çako ka thënë se po bëhet vlerësimi i dëmeve të shkaktuara në këto banesa si edhe në shkollën e fshatit.

“Jemi duke parë nga afër situatën pas tërmetit të dateës 4 janar në fshatin Kuç. Së bashku me pushtetin vendor do të bëjmë vlerësimin e të gjitha dëmeve të shkaktuara në banesa por edhe në shkollën e fshatit. Emergjencat  Civile dhe Forcat e Armatosura janë në gatishmëri për t’ju ardhur në ndihmë banorëve. Të kalojmë situatën aktuale dhe natyrisht pastaj do të bëjmë vlerësimin dhe evidentimin e dëmeve të shkaktuara.”- u shpreh Çako.

Mbrëmjen e djeshme, një tërmet i fortë u regjistrua në Jugun e Shqipërisë,  4.8 ballë i shkallës Rihter, me epiqendër fshatin Borsh në Sarandë. Lëkundjet e tërmetit u ndjenë edhe në Gjirokastër, Sarandë, e Tepelenë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë