Tërmeti në Korçë/ Banorët në protestë për rindërtimin e shtëpive: Po i çojmë fëmijët në jetimore (VIDEO)

KORÇË-Banorët e fshatit Qafzez kanë protestuar para Bashkisë së Kolonjës për ringritjen e shtëpive të tyre të cilat u dëmtuan nga lëkundjet e forta sizmike që përfshinë qarkun e Korçës. Ata vijojnë të qëndrojnë në çadrat e ngritura pranë banesave të rrënuara, ndërsa të shqetësuar janë për fëmijët dhe të sëmurët.

"Nuk jetoj dot atje, në çadër. E kam djalin me dializë të sëmurë. Unë dua që të fillojnë tani punimet se jemi përjashta"

"Dimri po vjen. Ku mund të venë këta me fëmijë të vegjël. Ku mund të flenë, kush mund të na japë një përgjigje? Nëse fshati nuk do marrë përgjigje sot do të mblidhemi dhe do të bllokojmë rrugën kryesore".

"Djali me vëllanë dhe nusen rënë, në makinë kanë fjetur. Nesër mua fëmija më lind, ku ta shpie fëmijën e vogël", shprehen disa nga banorët.

Ata thonë se kushtet në të cilat ndodhen janë mizerable duke mos garantuar strehim dhe se këto kushte i kanë detyruar të sjellin fëmijët e tyre tek shtëpia e foshnjës në Korcë.

"Ne nuk kërkojmë që të dalim të dukemi kush jemi neve. Ne duam që fëmijët tani t'i fusim brenda. Poe bëri shtet këtë punë mirë, nëse jo do gjejmë një zgjidhje. Ne s'po marrim përgjigje nga askush"

"Po erdhi gushti është dimër. Kam byrazerin tim që i ka shpënë fëmijët në jetimore se është pa shtëpi, plakun e ka të sëmurë"

Kam dy fëmijë të vegjël dhe një plakë të sëmurë. Dy fëmijët i kam në Korçë dhe kam një plakë me tension, me zemër, me plevit dhe sklerozë", thanë disa të tjerë.

Lëkundjet sizmike që përfshinë qarkun e Korçës shkaktuan dëme të mëdha në fshatrat Floq, Qafzez dhe Vidohovë. Nga ana tjetër Ministria e Infrastrukturës shpjegon se në total janë 140 banesa të cilat do të rindërtohen dhe ndërkohë ka filluar puna për 40 të parat. Rindërtimi i banesave ka nisur nga familjet të cilat kanë nevojën më urgjente dhe më pas do të shtrihet edhe për shtëpitë e tjera.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur