
Është thelluar bilanci i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Turqi e Siri në 24,617 , tha nënpresidenti turk Fuat Oktay në një konferencë shtypi të shtunën.
Në Siri, numri i përgjithshëm i vdekjeve të konfirmuara është 3,575 , duke përfshirë 2,167 në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim, sipas grupit të mbrojtjes civile të Helmetave të Bardha. 1,408 vdekje shtesë janë regjistruar në territoret e kontrolluara nga qeveria, sipas mediave shtetërore siriane, të cilat citojnë ministrinë e shëndetësisë të vendit.
Lajmi kryesor:
Tërmeti shkatërrues në Turqi e Siri, mbi 28 mijë të vdekur e mbi 80 mijë të plagosur! Forcat gjermane dhe austriake pezullojnë kërkimet, 50 të arrestuar për grabitje





