Mbetën mes katër rrugëve pas tërmetit! Efektivit Rifat Aga dhe 4 fëmijëve të tij u ndodh mrekullia (VIDEO)

Tirana ka lënë pas fazën e emergjencës që krijoi tërmeti i javës së shkuar dhe ka hyrë plotësisht në fazën e rimëkëmbjes dhe rindërtimit të të gjitha banesave të dëmtuara. Pak ditë më parë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi shtëpinë familjes së Rifat Agës, ku i premtoi vajzës së tij, Oksanës se falë edhe kontributit të donatorëve të ndryshëm Vitin e Ri do ta kalonin në shtëpinë e tyre të re. 

Menjëherë janë bërë matjet dhe mjetet e rënda kanë nisur punën për të mbajtur këtë premtim të dhënë. Lajmin e bën të ditur kryetari Veliaj, i cili ka publikuar në rrjetet sociale edhe një video me pamjet nga puna që po zhvillohet për ndërtimin e shtëpisë së Rifatit, i cili prej 30 vitesh i ka shërbyer shtetit dhe shoqërisë si një polic i ndershëm. 

“Pardje ishim tek shtëpia e këputur e policit të ndershëm Rifat Aga në Vishnje për të çuar ndihmat e para dhe një përqafim bashkë me Blerina Gjylametin dhe Toni Gogun. Totalisht e shkatërruar nga tërmeti dhe e parikuperueshme. Sot nisi puna për të ndërtuar shtëpinë e re të Rifatit e katër fëmijëve të tij në Vishnje. Për 30 vite Rifati i ka shërbyer Tiranës si polic shembullor. Për 30 ditë ne do t'i ndërtojmë shtëpinë e re. Tirana jonë është mirënjohëse dhe solidare! Sot më shumë se kurrë”, mbyll komentin e tij Veliaj.

Postimi i Erion Veliaj

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë